2013

Dashi
Personat e shenjës së Dashit do të kenë një vit të suksesshëm. Do të shkëlqejnë në planin afarist privat. Do të gëzojnë shëndet të mirë dhe do të jenë vitalë. Ky vit do t’u ofrojë gjasa që të riorganizojnë jetën e tyre dhe t’i përcaktojnë prioritetet jetësore.
Horoskopi për vitin 2013 parasheh një jetë shumë dinamike për personat e shenjës së Dashit. Ndjenjat e mossuksesit nuk do t’i ndjejnë as përafërsisht. Do të kenë faza të përkohshme të vetmisë, mirëpo ky vit gjithashtu u jep shpirt të nevojshëm që të nxirren nga kjo situatë. Do t’u ofrojnë përkrahje njerëzve më të dashur, mirëpo do të reagojnë tepër ndjeshëm nëse ndokush ua lëndon ndjenjat.
Deshët janë shenjë e luftës që pëlqejnë sfidat dhe janë liderë të lindur. Më së shumti i besojnë vetes dhe çdo gjë dëshirojnë ta bëjnë vetë. Pëlqejnë të luajnë rolin e shefit edhe pse shpesh nuk janë. Lëvdatat për punën e kryer mirë janë shumë të rëndësishme për ta dhe u japin energjinë për përparim të mëtejshëm. Janë shumë hakmarrës, ndërsa shoqërohen me njerëz që nuk përbëjnë kërcënim për ta.
Në fillim të vitit mund të ndieni një rënie të nivelit të energjisë. Asgjë nuk do të jetë serioze, vetëm prisni një kohë dhe së shpejti do t’ju ofrohet mundësia të ktheni energjinë e humbur. Nga mesi i prillit do të jeni të relaksuar dhe në humor të mirë. Vetëm le t’i tregojë zemra juaj ndjenjat e sinqerta dhe kështu do të bëni për vete personin të cilin tashmë një kohë të gjatë po e admironi. Është kohë e mirë që t’i finalizoni marrëveshjet afariste. Do të merrni pjesë edhe në aktivitete grupore. Në mënyrë që t’u shmangeni kurtheve, veproni në mënyrë taktike dhe diplomatike.
Gjatë muajve të këtij viti do t’ju duhet të tregoheni kurajozë, energjikë, dinamikë, entuziastë, kokëfortë dhe ëndërrues. Deshët që do të kenë probleme në fushën e dashurisë do të shfaqin shpesh shenja rebelimi. Mendja e një personi të shenjës së Dashit gjithmonë ëndërron dhe vrapon drejt gjërave që nuk ekzistojnë në realitet. Ata gjatë gjithë vitit do të kenë mbështetjen e planetit Mars. Deshët vijnë pas kategorisë të quajtur “simbolet e zjarrit”.
Karriera: Në vitin 2013 më në fund do të kompensoheni për aftësinë dhe gatishmërinë që t’u kushtoheni ideve inovative. Jeni të suksesshëm në të gjitha fazat e jetës. Po realizoni qëllimet e caktuara pa mund të madh. Nëse tashmë një kohë të gjatë po prisni finalizimin e ndonjë projekti, do të prisni rezultate të mëdha në fillim të vitit.
Jini të kujdesshëm me financat tuaja dhe mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Do të keni nevojë të menjëhershme për më shumë qëndrueshmëri financiare në jetë. Tani është edhe koha për të vepruar në këtë drejtim.
Partneri: Dashi është shumë romantik. Është posesiv me njeriun e dashur dhe ka tendencën për t’u bërë xheloz. Është shumë shprehës në dashuri dhe nuk i fsheh asnjëherë ndjenjat. I pëlqen spontaniteti në marrëdhënie.
Në fillim të vitit lidhja juaj dashurore nuk do të funksionojë edhe aq mirë. Shumë gjëra komplekse mund të ndodhin duke rezultuar në ankthe të padëshirueshme dhe shqetësime. Mirëpo, me kalimin e kohës, situata do të kthehet në favorin tuaj. Nëse jeni në lidhje dashurie apo i martuar, do të ballafaqoheni me situata të cilat do t’ju ndihmojnë që t’i forconi lidhjet ekzistuese. Mos veproni, por përpiquni të bindni dhe të fitoni gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Largoni të gjitha mendimet e këqija dhe mundohuni të ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrëzisht dhe sinqerisht, dhe vilni të gjitha të mirat e një dashurie të vërtetë në jetë.
Nëse akoma jeni i vetmuar, ekzistojnë shanse të mëdha që t’i realizoni një lidhje të kënaqshme.
Shëndeti: Shëndeti juaj më së shumti do të varet nga jeta emocionale. Gjendja e përgjithshme është ngushtë e lidhur me marrëdhëniet e mira me të tjerët. Shëndeti juaj do të jetë i lidhur edhe me mirëqenien dhe shëndetin e personave rreth jush, në veçanti të rrethit të ngushtë familjar. Shihni gjërat më pozitivisht në jetën tuaj. Kërkoni kënaqësi në jetë para se të merrni vendime të parevokueshme.

Demi
Parashikimet për vitin 2013 mund të përshkruhen si një thes i mbushur me lumturi dhe me zhgënjime. Pos kreativitetit, i cili do të jetë prioritet për këtë vit, personat e shenjës së Demit mund të presin që të zhvillojnë ide të mëdha. Krahas garave të Uranit, Jupiterit dhe Plutonit, me siguri do të bëni jetë të këndshme.
Prisni ndryshime pozitive edhe në planin afarist. Ngjarjet e paparashikuara shoqërore dhe konfuzioni mund do të pengojnë rutinën tuaj. Argëtimi dhe kënaqësia e mirë janë të përshkruara në yje, që me siguri do t’i eliminojë disa pengesa. Do ta ndieni nevojën të bëni atë që do t’jua thotë zemra. Planet mund t’i ndryshoni për shkak të të tjerëve. Nëse nuk dëshironi të jeni pjesë e ngjarjeve në planin privat apo në atë afarist, do të dini të luftoni për veten. Nëse kjo nuk u shkon për dore, do të ndikojë negativisht në humorin tuaj. Nuk do të vuani gjatë, meqenëse me situatën e re do të mund të përshtateni me lehtësi.
Ngjarjet në fqinjësi mund t’ju ndihmojnë në realizimin e kontakteve të vlefshme dhe në njohjen e njerëzve të rëndësishëm. Do të keni kontrollin ndaj jetës private dhe afariste. Do të arrini balancë të përsosur midis kënaqësive dhe punës.
Demat janë gjithmonë këmbëngulës, besnikë dhe të organizuar. Dëshira më e madhe në karrierën e demit është të jetë shef i vetvetes. Urrejnë ndryshimet. Sa i përket mllefit, dinë të heshtin për një kohë të gjatë, por nëse eksplodojnë, do të ishte mirë të qëndroni larg tyre.
Demat duan sekretin, dinë më së miri të përshtaten me natyra të ndryshme. Ata kanë tendencën të bëjnë gjithçka vetë. Janë të fuqishëm, si dhe shumë praktikë për të jetuar në tokë. Gjatë momenteve të vështira, ata qëndrojnë në këmbë dhe janë të pathyeshëm. Janë shumë të ndjeshëm ndaj pavarësisë. Gjithë karakteri i tyre është i ndërtuar në tiparet kryesore të demit. Individët e shenjës së Demit këtë vit janë nën mbështetjen e Venerës që njihet edhe si planeti i dashurisë dhe i kreativitetit.
Karriera: Kreativiteti është përparësia më e madhe juaja në vendin e punës. Nën impulset e Jupiterit arrini deri te idetë e reja të cilat ju sigurojnë prosperitet dhe ardhmëri. Mirënjohjet në vendin e punës do t’ju vijnë në fillim të shkurtit. Besojuni të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave. Çoni çështjet deri në fund dhe analizoni deri hollësinë më të mdhe për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrën më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse me të cilat do ta përmirësoni gjendjen tuaj financiare.
Partneri: Ata të cilët kërkojnë dashurinë e vërtetë do t’ju konsiderojnë si partnerin më ideal. Ndërkaq, të tjerët, të cilët janë duke kërkuar persona për t’u argëtuar dhe për marrëdhënie sipërfaqësore, i presin të papritura të shumta. Durimi juaj së shpejti do të shpërblehet. Marrëdhëniet e tendosura do të përmirësohen.
Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur personit tuaj të dashur për të shprehur ndjenjat e veta ndaj jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni si një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo jo. Jini besnikë ndaj personit të dashur. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.
Ndjenjat e tyre është lehtë të zgjohen dhe njihen për epshin e tyre, janë romantikë, por dinë të jenë edhe xhelozë dhe jotolerantë. Demat pëlqejnë që të përkëdhelen, njihen për besnikëri dhe devotshmëri. Mund të jenë shumë të sjellshëm dhe të tregojnë përkujdesje të veçantë. Janë të arsyeshëm dhe meritojnë besim.
Shëndeti: Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Mos injoroni ndikimin e personave të cilët te ju ndikojnë pozitivisht dhe ju bëjnë të jeni më i balancuar.

Binjaket
Është koha që të kënaqeni me frytet e angazhimeve tuaja. Do të keni pikëpamje më të mirë për jetën. Krahas ndikimit të Uranit dhe Marsit, këtë vit do të detyroheni të fokusoheni në kthjelltësinë e mendjes. Mundësitë e reja ju ndihmojnë edhe më shumë që të realizoni qëllimet tuaja. Ndjenja intensive e shqetësimit mund të krijojë ngarkesa në jetën private. Ndikimi i Merkurit do të mund ta eliminojë atë problem dhe të ju ndihmojë që të bëni jetë më të mirë.
Binjakët janë mjeshtër të maskimeve. Gjithmonë të paduruar, impulsivë, kanë nevojë stimulim për punë. Nuk dëshirojnë të kenë shumë obligime dhe dinë të zemërohen nëse provoni të bëni diçka kundër vullnetit të tyre.
Ndjenja e thellë e suksesit ju ndihmon të ngrini vetëbesimin. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë do të jetë përfundimi i takimit, përgatituni mirë. Inspirimi kreativ ju udhëheq nëpër të gjitha situatat problematike. Kjo do t’ju ndihmojë që të qëndroni në distancë të sigurt nga energjitë negative dhe nga njerëzit e këqij.
Me ndikimet pozitive të gjithësisë, do të gjeni më shumë kënaqësi dhe dashuri në këtë vit. Me kalimin e kohës, përpjekjet dhe besnikëria juaj gjithashtu do të shpërblehen. Deri nga mesi i vitit, nga ju pritet që të krijoni projektin tuaj profitabil. Këtë vit eksperimentimet me ide të reja ju sjellin suksese personale dhe afariste. Meditimi ju ndihmon që të privoni veten nga kënaqësitë materiale të botës dhe të gjeni kuptimin e vërtetë të ekzistencë suaj. Personat që nuk e përmbajnë veten, posaçërisht femrat, me siguri do të ngadalësojnë përparimin tuaj apo do të prishin planet. Qëndrimet kokëforta mund të shkaktojnë debate të ashpra.
Binjakëtjanë njerëz me karakter të përshtatshëm dhe shumë të ndryshueshëm. Ata e ndërrojnë gjendjen e tyre, në varësi të momentit në të cilën ndodhet personi përballë. Janë njerëz të komunikueshëm dhe kanë humor të mirë; i bëjnë partnerët e tyre të argëtohen.
Karriera: Ndikimet e planetëve do t’ju ngadalësojnë tempin dhe do t’ju sjellin qetësinë. Në maj do të kaloni nga fjalët në vepra, ndërsa rrethi do t’ju përkrahë. Rrethanat e jashtme do të jenë më pozitive se që keni pritur, kështu që do të ketë raste për fitime. Nxitja e madhe për rritje dhe zhvillimi i karrierës do të ndodhin te ata që janë afër jush, ndoshta te partnerët apo bashkëpunëtorët.
Nga muaji mars deri në fund të qershorit do të mund të ndodhin rritje e të ardhurave dhe e produktivitetit.
Partneri: Binjakët janë të njohur si persona të besueshëm dhe të aftë të nxjerrin atë më të mirën nga të tjerët, andaj e kanë kryesisht të lehtë t’i ruajnë marrëdhëniet. Binjakët pjesën e dytë të vitit do të duhet ta shfrytëzojnë për riparimin e marrëdhënieve të cilat u janë përkeqësuar në pjesën e parë të vitit për shkak të veseve të vrullshme të tyre dhe gjuhës së gjatë.
Jeta dashurore sivjet do t’u jetë më intensive. Çështjet e pazgjidhura nga e kaluara po bëhen të rëndësishme. Pa marrë parasysh se çka mendojnë tani, patjetër do të ballafaqohen me disa çështje të rëndësishme në këta dymbëdhjetë muajt në vijim. Do të ndiejnë nevojë të fuqishme për të qenë të pranueshëm! Nevojat tuaja emocionale do të dalin në sipërfaqe dhe do të jenë me më shumë emocione se zakonisht, por do të keni edhe më shumë raste për ta njohur partnerin e ardhshëm. Frustracionet nga e kaluara nuk do t’ju lënë të qetë, andaj do të jeni tepër të padurueshëm në plotësimin e të gjitha dëshirave. Patjetër duhet që t’i tregoni partnerit tuaj se cilat sjellje patjetër duhet t’i ndryshojë, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj.
Është me rëndësi që t’u shmangeni situatave që shkaktojnë konflikte. Qetësohuni dhe bisedoni, sepse kjo do të jetë më e mirë se grindja apo ngritja e tensioneve!
Shëndeti: Me gjithë problemet që i kanë, Binjakët do të kenë një vit relativisht të shëndetshëm para vetes. Ekziston rrezik i vogël nga problemet potenciale me tretjen e ushqimit apo me sistemin nervor. Rreziku nga lodhja mendore mund të paraqitet në mesin e vitit, mirëpo relaksimi do të sigurojë balancën e nevojshme!

Gaforrja
Sipas parashikimeve, viti 2013 për personat e shenjës së Gaforres do të jetë me rezultate të mira si shpërblim për dy vitet e kaluara. Do të avanconi në të gjitha sferat e jetës, do të bëni gjëra të reja dhe do të pasuroni dijet tuaja. Nën ndikimin e Plutonit në masë të konsiderueshme do mund të rregulloni humorin tuaj nostalgjik.
Mbani nën kontroll temperamentin tuaj dhe mos lejoni që t’ju zemërojnë gjërat e imta. Në fillim të vitit duhet të kujdeseni për shëndetin dhe punën. Këtë vit do të keni mundësi të ndryshoni jetën tuaj në kuptimin pozitiv. Shfrytëzojeni këtë!
Gaforrja është shenja më e ndjeshme. Pëlqejnë sigurinë. Më së miri ndihen kur punojnë nga shtëpia në komoditetin e strofullit të vet. Rastin për të ardhura ose punë shtesë do ta pranojnë menjëherë. Kur diçka nuk u shkon për shtati, zemërohen, e ndryshojnë disponimin dhe shndërrohen në persona më agresivë.
Nën ndikimin e Plutonit analizoni çdo situatë. Nga ana tjetër, nën ndikimin e Jupiterit do të keni pasqyrë të qartë mbi ambiciet tuaja. Venera ju shpërblen me një natyrë të kënaqshme, mirëpo kujdes të mos e keqpërdorni atë dhunti. Ndikimi i përbashkët i Uranit dhe i Jupiterit nuk është e thënë që në tërësi të jetë në anën tuaj, apo t’ju sjellë situata stresuese në jetën tuaj.
Lidhjet tuaja do të gjenden para një kthese. Gjithmonë është mirë të jeni të sigurt në emocionet tuaja dhe mos u lejoni të dashurve apo miqve që të vendosin për fatin tuaj. Përpjekjet për t’i kënaqur të tjerët mund t’i topitë instinktet tuaja. Do të ndodheni para situatave kur do ta keni të vështirë të merrni vendime.
Me një fleksibilitet më të madh, deri në muajin qershor nuk do të ketë detyrë që nuk do të mund ta zgjidhni. Marrëdhëniet familjare kanë një rol të madh në ato momente.
Individët që i përkasin kësaj shenje konsiderohen si të lindur poshtë ujit. Karakteristikat e kësaj shenje i bëjnë ata shpesh të jenë të dashur, emocionalë, intuitivë, imagjinarë, shkaktues të situatave të vështira dhe të mira, në të njëjtën kohë. Nuk do të duan të lënë asgjë që t’u shkojë huq dhe do të kërkojnë të marrin gjithçka këtë vit. Janë të lindur për të qenë të varur. Gjatë 2013-s do t’u duhet të vuajnë jo pak nga komplekset.
Karriera: Në vendin e punës do të bëni përpjekje të mëdha. Ndikimi i përbashkët i Marsit dhe i Plutonit ofron përkrahje të nevojshme intelektuale dhe përmirëson kreativitetin dhe aktivitetin mendor. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me kolegët. Trajtoni këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.
Partneri: Përveç prirjes për të idealizuar, sivjet keni rastin t’i realizoni ëndrrat tuaja dashurore. Nuk do të keni durim për të bërë “lojëra”. Respektoni nevojat e personit të dashur për të qenë i pavarur, sepse nuk do të arrini t’ia impononi vullnetin tuaj, posaçërisht gjatë tre muajve të parë të vitit. Saturni tek ju zgjon frikën nga braktisja, e cila i ka rrënjët në të kaluarën e largët. Nuk është momenti për transformime radikale. Një harmoni e përkryer është në horizont dhe ju nuk do të përballeni me asnjë situatë të sikletshme për aq sa u përket marrëdhënieve tuaja. Keni nevojë për më shumë intimitet dhe romancë në lidhjen tuaj, në mënyrë që të arrini të përfitoni partnerin tuaj.
Gaforreve në dashuri janë shumë emocionalë, megjithatë i fshehin ndjenjat e vërteta pas një pamjeje të ftohtë. Janë shumë romantikë dhe dashuria e tyre është shumë e fortë.
Gaforrja nuk ngopet asnjëherë me dashuri dhe kërkon gjithmonë më tepër.
Shëndeti: Jupiteri dhe Urani sjellin stres. Do të keni nevojë për qetësi, sepse vetëm kështu mund të përballeni me problemet. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete që ju sjellin kënaqësi. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.

Luani
Ky vit kërkon qasje më racionale. Një varg ngjarjesh të njëpasnjëshme do të vijnë tek ju në vitin 2013. Nën ndikimin negativ të Saturnit, çastet melankolike mund të përkeqësohen, mirëpo kjo nuk do të zgjasë shumë. Nën ndikimin e Plutonit do të zhvilloni forcën e fantazisë dhe të kreativitetit. Ajo gjë që duhet ta bëni është që të zbatoni inspirimin tuaj dhe çdo gjë do të jetë në vend të vetin.
Luanët janë zemra e çdo biznesi sepse më shumë se të gjitha shenjat tjera janë të përkushtuar dhe besnikë ndaj vendit të punës. Pasionues dhe dinamikë siç janë pëlqejnë tëi ndihmojnë të gjithë ndërsa janë edhe vrojtues dhe diplomatë të mëdhenj. Kanë shumë energji, janë kreativë dhe me shumë entuziazëm të cilin e përhapin lehtë tek të tjerët.
Nëse planifikoni të filloni ndonjë projekt, atëherë muaji mars është momenti më i mirë për të zhvilluar atë projekt. Një kohë të caktuar do ti kushtoni posaçërisht vetes, kënaqësisë, duke shikuar filma dhe duke gjurmuar rrethinën. Nuk do të ndieni frikë as në planin profesional, as në planin personal. Nuk do ta hidhëroni pa nevojë personin tuaj të dashur, ndërkaq si shpërblim mund të prisni të njëjtën gjë edhe nga ai. Ndërrimi i punës ju sjell ndryshime pozitive. Me probleme familjare me siguri do të përballeni në muajin korrik.
Ngjarjet shoqërore ju sjellin ndryshime pozitive në jetë. Sivjet do të merreni me takime politike dhe me ngjarje sportive. Do të rrini sa më larg xhelozisë dhe melankolisë.
Luanët janë shumë të kënaqshëm, karakterizohen nga nota gazmore. Janë shumë argëtues dhe u pëlqen të luajnë, edhe atëherë kur situata mund të jetë vërtet serioze. Luani dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. E do jetën, fëmijët, pushtetin. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që ju rrethojnë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Në fund, jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanët.
Karriera: Ndikimet astrale ndihmojnë që në vitin 2013 të jeni më të shoqërueshëm. Ndikimi i përbashkët i Marsit dhe i Plutonit ju japin rastin që të përqendroheni në dallimet midis pritjeve tuaja dhe pritjeve të bashkëpunëtorëve në ambientin afarist. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash-avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhytni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.
Partneri: Nën ndikimin e Marsit dhe të Plutonit, do të përjetoni një rilindje të vërtetë. Nëse jeni i vetëm, dashuria shumë lehtë do ta gjejë rrugën deri tek ju. Nëse jenë në lidhje dashurie me dikë nga largësia, komunikimi thjesht do të ndërpritet. Nëse vërtet mendoni seriozisht për atë marrëdhënie dhe dëshironi të jetë e suksesshme, përpiquni që personi i dashur të dijë se sa e dashuroni. Shmanguni debateve të panevojshme, sepse mund të çrregullojnë marrëdhëniet me të. Nëse tashmë keni probleme me personin tuaj të dashur, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme.
Luanët i mbrojnë shumë të dashurit e tyre. Mund të bëhen shumë posesivë dhe xhelozë. Luanët dashurojnë si në përralla. Mbi të gjitha, një atmosferë paqeje do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.
Shëndeti: Gjatë tërë vitit do të gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm. Impulset e Marsit në fillim të vitit do t’ju bëjnë më shumë krenarë se kurrë më parë, andaj do të provoni pak edhe sportet ekstreme.

Virgjeresha
Personat e kësaj shenje duhet patjetër të përgatiten për jetë shumë dinamike në vitin 2013. Më në fund do të duhet të heqin dorë nga qasja tepër e kujdesshme ndaj jetës dhe të fillojnë të bëjnë jetë më të relaksuar. Mundimet dhe përpjekjet do të shihen në vendin e punës dhe për këtë do të shpërblehen. Dija dhe kërkimi i përvojave të reja do të nxisë ndjenjën e sigurisë intensive.
Virgjëreshat e adhurojnë punën. Janë shumë komunikuese dhe mendojnë se si të avancohen në punë. Nuk ka fushë ku virgjëreshat nuk shkëlqejnë sepse me organizimin dhe aftësinë e tyre mund të arrijnë kudo. E vetmja gjë që mund të dalë në rrugë drejt suksesit është perfeksionizmi.
Sivjet veprimet tuaja do të jenë nën ndikimin e Marsit, ndërkaq ai do të ndihmojë që më me guxim të ecni përpara. Kontrolloni mendimet tuaja dhe orientoni në drejtimin e duhur. Nuk mund të prisni jetë edhe të bukur edhe të plotësuar, nëse koka ju është e mbushur përplot mendime negative. Madje, edhe gjëja më e parëndësishme mund t’ju rrezikojë seriozisht qetësinë shpirtërore. Më e keqja është që mund të pengojnë planet për të ardhmen.
Ushtrimet fizike do të kenë ndikim pozitiv në humorin tuaj dhe do ju ndihmojnë që të eliminoni mendimet negative. Nëse vazhdimisht qëndroni ulur, aktivitetet, sado të vogla fizike – do të kenë ndikim pozitiv.
Personat e shenjës së Virgjëreshës sivjet do të merren me art, muzikë dhe me bukuritë natyrore. Idetë e reja, vendet dhe gjërat do ta shënojnë këtë vit. Deri tani aktivitetet e përditshme mund të shndërrohen në pasion të ri. Gjithmonë shikoni vetëm përpara!
Virgjëresha është e karakterizuar më tepër nga kujdesi për veten. Të lindurit nën këtë shenjë besojnë së tepërmi tek aftësitë personale dhe, sipas tyre, ata arrijnë të bëjnë gjithçka, madje ky do të jetë viti më i mirë për të treguar se sa vlejnë. Shpesh, bazuar tek aftësitë dhe karakteri i pathyeshme i personave të shenjës së Virgjëreshës, do të krijojnë kundërshtarë, duke kritikuar gjithmonë, madje edhe pa të drejtë. Janë altruistë, të ndershëm, në çdo aspekt të jetës së tyre, por shfaqin shpesh edhe shenja me përgjegjshmëri.
Karriera: Do të jeni mjaft të fokusuar në punë dhe karrierë. Thashethemet qëllimkëqija janë rreptësisht të ndaluara. Impulset e Merkurit tërheqin klientë të suksesshëm dhe punë afatgjata me ta. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Planetët sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj.
Partneri: Në dashuri ju presin një mori surprizash, posaçërisht gjatë marsit dhe prillit. Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Bëhuni të kujdesshëm dhe mos lejoni që t’ju mashtrojë të rënët në dashuri. Ruajuni nga thashethemet të cilat mund t’ju shkaktojnë pasoja negative. Romanca në zyrë sivjet është rreptësisht e ndaluar. Ata që janë në lidhje dashurie, sërish do të ndiejnë flladin e romantikës. Ndoshta nuk do të mund ti kushtoheni në tërësi personit të dashur, mirëpo momentet të cilat do të kaloni bashkë do të kompensohen. Urani ju siguron kënaqësi intensive dhe shton afshin. Madje edhe nëse shkaktohet ndonjë konflikt, nuk do të zgjasë shumë. Është më se e sigurt që deri në fund të vitit do të futeni në ujëra martesore.
Virgjëreshat janë të vëmendshme ndaj njerëzve që për ta janë të rëndësishëm. Përkushtohen në marrëdhënie. Rrallë mund të gjesh një virgjëreshë që nuk vihet në mbrojtje të marrëdhënies së saj.
Shëndeti: Virgjëreshat nuk janë të prira të kenë probleme shëndetësore. Disa probleme të vogla shëndetësore të herëpashershme duket se do ta luhatin tronditin pak varkën tuaj këtë vit. Kujdesuni mirë për veten tuaj dhe shmangni çdo lloj pakujdesie kur bëhet fjalë për shëndetin.

Peshorja
Organizoni mendimet tuaja dhe përcaktoni cilat gjëra kërkojnë më shumë vëmendje. Është koha që të afirmoheni në punë, mbase edhe për ndërrim të punës. Do të rrezatoni energji pozitive dhe entuziazëm. Sivjet do të jeni në formë më të mirë se kurrë më parë. Do të keni njohje të reja të cilat do të jenë inspirimi i vërtetë në jetën tuaj. Do të përtëritni kreativitetin e humbur.
Sivjet fillon faza e ideve të pabesueshme, të cilat mund t’i zbatoni në projekte të ardhshme. Shkathtësia e shfrytëzimit të kohës është ajo në të cilën do të fokusoheni. Një vijë të butë kreativiteti shton ndikimin planetar, i cili juve ju furnizon me energji. Do të ndieni frymën e bashkëndjenjës, e cila sivjet do të jetë posaçërisht e theksuar. Do të krijoni kontakte me njerëz më pak të privilegjuar, të cilët do t’ju ndihmojnë në të gjitha format e mundshme. Cilado formë e sportit, pasionit apo argëtimit do t’ju krijojë ndjenjën e lumturisë.
Profesioni ideal për peshoret është puna me njerëz, ndërsa me sharmin e tyre dhe përgjigjet diplomatike bëjnë për vete çdokënd. I urrejnë konfliktet dhe gjithmonë do të largohen prej tyre për të mbetur me të gjithë në raporte më të mira.
Është kohë e mirë për t’u shoqëruar me miqtë dhe kolegët. Do ta kuptoni që instinkti juaj sivjet është armiku juaj më i madh. Qoftë kur është fjala për transaksionet afariste, vizualizimin e ngjarjeve shoqërore, arsimimin apo me projektet spekulative. Rezultate të mira prisni në muajin prill. Jeni njeri i hapur për filozofi dhe ide të reja dhe punë me njerëz gjuhësh dhe kulturash të ndryshme.
Jeta juaj gjatë kësaj kohe do të kalojë përmes shumë proceseve dhe tundimesh. Qetësohuni, prapsuni dhe ripërtërihuni që të mund të ndiheni më mirë.
Në varësi të shfaqjes së personalitetit të tyre, individët e kësaj shenje do të kenë mundësi të arrijnë t’i peshojnë mjaft mirë veprimet e tyre. Konsiderohen si persona që dinë t’i ndërtojnë mirë marrëdhëniet e tyre, si dhe janë partnerë të shkëlqyer, në të njëjtën kohë. Idetë e shkëlqyera, opinione të vlefshme dhe diplomatike, do të jenë çelësi i suksesit. Në momente të vështira ata duhet të tregohen të kujdesshëm që të balancojnë gjithçka. Kanë shije të mirë dhe janë shumë racionalë.
Karriera: Më në fund do të bindeni që përpjekjet, të cilat i keni bërë vitin e kaluar po tregojnë rezultate pozitive. Do t’ju përmirësohet situata financiare, ndërsa mu këtë vit do të mund të bëni lëvizjen e dëshiruar përpara. Përpjekjet dhe puna e rëndë pritet që t’ju sjellin shpërblim gjatë fundit të vitit. Kolegët e skuadrës suaj do të përfitojnë nga prania juaj. Mos iu dorëzoni asnjë lloj tundimi kur bëhet fjalë për çështjet financiare dhe pozitat në punë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura. Kjo është një periudhë për të mbjellë, dhe jo për të korrur kur bëhet fjalë për çështjet e punës.
Partneri: Vërtet mund të prisni të papriturën kur është fjala për tendosjen e marrëdhënieve. Tërë këtë vit do të luftoni dhe do të përpiqeni të krijoni balancën midis jetës personale dhe afariste. Do të bindeni se kjo nuk është edhe aq e lehtë të arrihet. Do të ketë një transformim tërësor në marrëdhënien tuaj dashurore. Do të ketë vend për ju që të mund ta shprehni vetveten në mënyrë më të ndjeshme ndaj partnerit. Madje kjo është koha e duhur për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja të brendshme ndaj gjysmës suaj tjetër.
Peshoret i shprehin ndjenjat e tyre, madje në forma të ndryshme. Janë shumë të vëmendshëm dhe përzemërt. Janë në pritje të dashurisë së vërtetë dhe kur e gjejnë i qëndrojnë besnik. Duan paqe, nuk krijojnë kaos, janë romantikë dhe të zjarrtë.
Jeta profesionale do të kryqëzohet gjithashtu me fushën tuaj të ndjenjave. Por bëni mirë që të mbani një kufi mes të dyjave dhe mos e zhdukni atë kufi. Mos fshihni asgjë nga partneri juaj. Mund të pritet një ëmbëlsim i mëtejshëm në lidhjen tuaj gjatë fundit të vitit.
Shëndeti: Peshoret janë të prira të kenë probleme me metabolizmin. Mos i injoroni therjet e vogla, sepse kurrë nuk dihet cili nga injorimet do t’ju shkaktojë më shumë probleme. Lërini mënjanë ndjenjat dhe emocionet për një periudhë kohe. Sigurohuni që të mos i përdorni të gjitha energjitë tuaja.

Akrepi
Pozitat e planetëve ju detyrojnë të tërhiqeni në vetmi, madje edhe kur jeta juaj është e mbushur me aktivitete. Do të jeni të zënë me zgjidhjen e problemeve në jetën shoqërore, dashurore dhe afariste. Bëhuni i kujdesshëm në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme. Merkuri ju ndihmon që këtyre çështjeve t’u qaseni me mençuri.
Personat e shenjës së Akrepit kanë natyrë më të llojllojshme nga të gjithë shenjat e zodiakut. Karakteristikat e tyre mund të sillen nga miqësore deri te ato më armiqësore. Astrologët shpesh kanë vështirësi në studimin e natyrës së tyre.
Akrepi është shenjë ujori, andaj është shumë emocional. Shenja e Akrepëve shpesh është e lidhur me dinakërinë, misterin dhe enigmën. Akrepët janë tipa shumë të mbyllur dhe posedojnë kontroll rigoroz mbi emocionet e tyre, gjë që i bën më enigmatikë se të tjerët. Kjo pra është arsye e atraktivitetit të tyre.
Akrepave u pëlqen fuqia dhe kontrolli dhe e marrin shumë seriozisht punën e tyre. Pëlqejnë sigurinë, por më së shumti i motivon konkurrenca. Do të bëjnë gjithçka për të arritur siguri financiare dhe prestigj në punë. Akrepat ose janë shumë arrogant ose shumë të mirë.
Viti 2013 është dinamik për Akrepët. Jeta e mallëngjyeshme shoqërore i mban zgjuar. Mirëpo, natyra juaj magjike shpesh ju detyron që të mbylleni në vetvete. Jeta sivjet mund t’ju bëhet “udhëtim emocional me trenin e vdekjes”. Do t’ju nevojitet një kohë e konsiderueshme në mënyrë që të mësoni t’i vlerësoni ndryshimet, të cilat ju ndodhin në jetën tuaj. Financat dhe çështja e parave do të jenë stabile, mirëpo akoma duhet të jeni i kujdesshëm dhe t’u shmangeni shpenzimeve të panevojshme.
Akrepët janë individët që tundohen nga dëshira për të llogaritur me përpikëri gjithçka. Për ta jeta ka një kuptim të vetëm: lindjen, jetën dhe vdekjen. Por të gjitha këto karakterizohen nga dëshira për të qenë seksualë. Akrepët gjatë këtij viti do të jenë nën mundësitë e transformimeve të mëdha. Të udhëhequr nga pasioni, ata do të jenë të gatshëm të gjenerojnë çdo detaj që duket të jetë zbehur. Këtë vit ata do të jenë të ndihmuar nga financa për t’u vlerësuar, si dhe nga investime që do t’u duhen për një kohë vërtet të gjatë.
Karriera: Përpjekjet të cilat deri tani i keni bërë do t’ju sjellin rezultate dhe mirënjohje. Kreativiteti juaj do të jetë në nivelin më të lartë, ndërkaq ju do të keni mundësi të gjurmoni rajone të reja. Përparimi juaj sivjet do të jetë sikur makina e cila starton ngadalë, pastaj fillon “vrapin” shumë të shpejtë nëpër autostradë. Askush nuk do të zërë hapin tuaj. Do të jeni gjithashtu shumë aktivë dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që t’i zbatoni idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.
Partneri: Jeta juaj dashurore sivjet do të ketë kthesa aventuriere. Nëse nuk do t’i dorëzoheni rrjedhës romantike, do të dështoni zgjimin e brendshëm pozitiv bashkë me takimet shumë konstruktive dhe të këndshme. Planetët ju detyrojnë të ballafaqoheni me natyrën tuaj emocionale, ndërkaq paraqitjet tuaja janë në harmoni me atë që qëndron në zemrën tuaj! Në paraqitjen tuaj dalin në pah sinqeriteti dhe spontaniteti. Ndikimi i Marsit në fillim të vitit ju ndihmon mu atëherë kur keni nevojë. Partneri juaj do të ndihet i dashuruar, për këtë nuk duhet të dyshoni! Keni nevojë për më shumë intimitet, çaste të përbashkëta dhe afërsi. Takimet të cilat do të ndodhin sivjet do të ndihmojnë të kuptoni akoma elementet e paqarta të së kaluarës suaj dhe do t’i rrënoni barrierat e pakuptimta.
Akrepat kanë një personalitet magnetik që i bën të bien në sy kur janë aty pranë.
Kanë tendencën të injorojnë edhe gabimet më të mëdha të njeriut që dashurojnë.
Ana e tyre e ndjeshme nuk shfaqet pothuajse asnjëherë.
Shëndeti: Ju është tërhequr vërejtja që po e lini pas dore shëndetin tuaj, hani ushqim të shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht, në mënyrë që të mos keni probleme shëndetësore. Problemet e anëtarët e familjes mund t’ju çojnë në konflikte të brendshme. Edhe pse ato konflikte nuk do të zgjasin shumë, me siguri do të lënë gjurmë tek ju.

Shigjetari
Do të keni një vit shumë të suksesshëm. Pozita e plantëve para jush paraqet mundësi të ndryshme me të cilat jeni të zënë ,madje edhe kur dëshironi të shmangeni nga të gjithë. Edhe më tutje gëzoni ndihmën e Saturnit në jetën dashurore, i cili do t’ju ndihmojë që t’i prekni yjet.
Shigjetarin e tregon centauri, ndërkaq kjo do të thotë se kjo shenjë në vete ka edhe elemente shtazore edhe elemente të natyrës njerëzore. Shpesh tregon sesi shigjetën e vet e kthen nga qielli. Si rezultat i kësaj, Shigjetarët shpesh janë spirituozë dhe dëshirojnë t’i arrijnë lartësitë e spiritualitetit. Për këtë shkak, Shigjetarët dëshirojnë ta kalojnë kohën jashtë si sportistë, aventuristë dhe hulumtues. Lehtë dhe shpejt u bëhet çdo gjë monotone. Mirëpo, kjo nuk do të thotë patjetër që nuk janë të orientuar drejt qëllimeve të tyre jetësore. Shigjetarët gjithmonë kërkojnë aventura, ndërkaq i frikësohen rutinës. Njohja e tyre me natyrën dhe botën i bën më kreativë. Janë optimistë të mëdhenj, madje edhe gjatë fazave më të errëta të jetës. Sivjet, kur Jupiteri do të hyjë në shenjën e tyre, optimizmi patjetër do t’u shpaguhet. Ndikimi pozitiv i planetëve u ndihmon të përballojnë pengesat të cilat u dalin para.
Kjo shenjë do të jetë më e mira në punën që i mundëson liri të plotë dhe entuziazëm. Është avokat i lindur, i cili pëlqen të hulumtojë dhe përpiqet të realizojë ëndrrat e veta. Nuk dinë të jenë të hidhëruar, ndërkaq zemërimi i tyre është jetëshkurtër.
Shigjetarët duhet të jenë të kujdesshëm para se të marrin vendime të rëndësishme, në mënyrë që t’u shmangen entuziazmit dhe ndryshimeve. Jeta familjare do t’u jetë e qetë dhe do të kënaqen me marrëdhëniet e mira familjare.
Personat e lindur në këtë shenjë janë psikologjikë dhe njerëz të aftë për t’i kuptuar të tjerët, sapo t’ua dëgjojnë zërin apo t’i shohin ata në sy. Kjo aftësi, për të ndier personin ballë për ballë, i bën ata të ndihen mbretër të mendimeve të tyre. Janë optimistë, edhe atëherë kur gjithçka duket shumë e zymtë. Planifikojnë gjithçka mirë dhe siguria në vetvete, për t’ia dalë, është elementi kyç që i bën ata të ecin përpara. Kanë dëshirë për të lëvizur e për të marrë gjithçka nga jeta.
Karriera: Përparimi, të cilin e keni arritur vitin e kaluar, do të vazhdojë edhe sivjet. Jupiteri është udhëheqës i fuqishëm i cili ju ndihmon të avanconi në fusha të hulumtimeve, të mësimit dhe të ndërmarrësisë. Në këtë rrugë do të hasni në mundësinë e rritjes së lulëzimit profesional. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë.
Partneri: Jeta juaj dashurore sivjet shkon në drejtim të stabilizimit, të qëndrimit së bashku dhe të transformimeve afatgjate. Do të jeni të shkathët dhe do të dini t’i ndihmoni personit të dashur. Më qartë do t’i dalloni qëllimet e vërteta të njerëzve. Do të jetë e pamundshme t’ju mashtrojë dikush! Duhet patjetër t’i kushtoni më shumë kohë mirëkuptimit të partnerit dhe të fitimit të besimit të tij. Nëse aktualisht jeni i vetëm, ju presin raste të reja për të njohur njerëz. Askush nuk thotë se do të jeni i rrethuar me shumë të dashur potencialë, mirëpo ndoshta do të keni disa njerëz të rinj të cilët jetën tuaj dashurore do ta bëjnë më interesante. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.
Shigjetarët janë gati që të rrezikojnë gjithçka për dashurinë. Edhe në një marrëdhënie atyre u duhet liria personale. U pëlqejnë komplimentet.
Shëndeti: Shigjetarët zakonisht kanë shëndet të mirë. Mirëpo, mënyra e shpejtë e të jetuarit mund të ndikojë në pagjumësi dhe disa nga ju mund të vuajnë nga mungesa e pushimit.

Bricjapi
Sivjet yjet ju parashikojnë jetë të qetë. Të lindurit në këtë shenjë do të zhvillojnë ndjenjën e qetësisë. Këtë vit natyra juaj e tërhequr, guximi dhe sentimentalja do të jenë në fokus. Do të ndërmerrni iniciativë më të madhe, pa marrë parasysh se për cilën pjesë të jetës do të jetë fjala.
Bricjapi është profesionist i madh, i pëlqen të planifikojë, ndërsa për të arritur qëllimet e veta nuk ndalet para asgjëje. Janë persona mjaft ambiciozë dhe nuk pranojnë kompromise. Kanë kujdes të shtuar kur bëhet fjalë për shpenzimet. Bricjapi shpesh lë pas dorë anën kreative.
Ndikimet e planetit Saturn do të gjenerojnë energji serioze pozitive. Edhe pse veprimet tuaja në planin personal dhe afarist do të jenë të ngadalshme, përgjithmonë do të lënë gjurmë. Pavarësia dhe estetika do të jenë burim i mirë inspirimi për ju. Sivjet do të jeni më të kënaqur dhe do të keni më shumë vetëbesim.
Nëse planifikoni të ndërroni punën, apo të shpërnguleni në një ambient të ri, ky vit është zgjedhje e mirë për ndryshime të këtilla. Duke kërkuar punë, do të arrini mundësitë e punësimit në vendin e punës, i cili do t’ju ofrojë fitime dhe siguri të mirë. Jeta shoqërore dhe ngjarjet do të jenë në një lulëzim të plotë nga mesi i vitit. Mbani linjën e qartë midis jetës private dhe asaj shoqërore!
Më mirë do të përparoni sivjet seç keni përparuar vitin e kaluar. Nën ndikimin e Plutonit, do të kënaqeni me lirinë më të madhe të veprimit. Do të ndieni kënaqësi, sepse disa njerëz do t’i merrni nën mbrojtjen tuaj. Saturni ju nxit të siguroni ardhmërinë tuaj financiare. Mos hezitoni t’ua ofroni dijet dhe shkathtësitë tuaja organizatave të klasifikuara.
Duke qenë persona të karakterizuar nga dëshira të çmendura, për të përjetuar gjithçka, ju do të jeni gjithmonë në kërkim të më së mirës. Jeni tipa ëndërrimtarë dhe harroni shpesh që jeta është realitet, dhe jo ëndërr. Jeni pakëz tekanjozë dhe herë-herë keni dëshirën të jeni në qendër të vëmendjes, edhe atëherë kur nuk duhet. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë që doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Të tjerët tek ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paarritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës suaj, në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm.
Karriera: Gjykimi i mirë dhe ndjenja për realitetin do të ndihmojnë në realizimin e përparimit në vendimin e punës. Ndikimi planetar i Marsit do t’ju ndihmojë që me lehtësi të kryeni obligimet. Të gjitha kufizimet dhe shtrëngesat e jetës duket se do të qëndrojnë larg jush. Por duhet që të krijoni siguri për veten dhe për ata afër jush. Nga fundi i vitit duket se disa gjëra në jetën tuaj do të ngadalësohen.
Partneri: Jeta juaj dashurore sivjet do të përjetojë transformim të plotë. Pa marrë parasysh se ku gjendeni, do të takoni personin me të cilin do të dëshironi të krijoni lidhje serioze dashurie. Nëse lidhja është mu në fillim dhe akoma nuk keni shfaqur dashurinë tuaj, tani është momenti më i përshtatshëm ta bëni këtë hap. Nga ana tjetër, nëse tashmë një kohë të gjatë jenë në lidhje dashurie, tani është koha më e përshtatshme për një frymë të sërishme romantike. Probleme të vogla në marrëdhëniet me personin e dashur do të ketë, mirëpo nën ndikimin mbrojtës të Uranit lehtë do t’i zgjidhni. Ndoshta do të tundoheni që të debatoni për jetën tuaj personale, andaj është mirë të shmangni këtë që në takimin e parë. Planetët do të bëjnë të sigurt që nevojat tuaja romantike dhe emocionale të përmbushen në një mënyrë delikate. Nëse jeni i vetëm, ky vit do të jetë i duhuri për të dalë në kërkim të gjysmës tjetër tuaj.
Bricjapët janë besnikë dhe të përkushtuar ndaj partnerit. Ata janë shumë tolerantë në marrëdhënie dhe jashtëzakonisht posesivë. Gjithmonë i gjen në krahë kur të duhet përkrahje.
Shëndeti: Do të jeni më të relaksuar dhe më optimist. Duket se do të ketë shumë gjëra për të bërë që do t’ju marrin shumë energji mendore. Por fizikisht do të jeni në formë më të mirë se vitet e shkuara.

Ujori
Personat e shenjës së Ujorit janë qytetarë universalë. Edhe meshkujt, edhe femrat, janë liberalë, gaztorë, elokuentë, mendimtarë të mëdhenj dhe të mirë në komunikime. Natyra e tyre universale mund të krijojë përshtypjen që janë të ndarë nga emocionet, gjë që është pjesërisht e saktë.
Viti i kaluar për ju ka qenë më i qetë, ndërkaq sivjet ju presin më shumë aksione dhe më shumë mundësi. Shpesh do të gjendeni para situatave të cilat kërkojnë reagim të shpejt. Para jush është viti i shumë mundësive dhe i shumë rasteve për përparim në jetën private dhe afariste. Jupiteri do të ketë ndikim të fuqishëm në shenjën tuaj, ndërkaq ju do të keni ndjenjën se ju ka arritur lumturia.
Do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për t’u rigjallëruar sesa në vitin që kaloi. Sidoqoftë, duket se duhet të praktikoni ndjenjën e tolerancës në jetë. Një atmosferë më e qetë pritet që të vijë për ju këtë vit. Afër fundit të vitit ka shumë mundësi që ambiciet tuaja të materializohen. Ana juaj kreative do të dalë në pah për mirë. Fazat e presionit intensiv të punës dhe qetësisë duhet të alternohen.
Ujorët janë të pavarur dhe pëlqejnë lirinë e tyre. Puna ideale për ta është ajo që ju ofron mjaft autonomi që të mund të jenë shefa të vetes dhe të përcaktojnë ritmin e punës. I gëzon komunikimi me njerëzit dhe me përgjigjet e veta diplomatike mund ta bëjnë çdokënd për vete.
Personat që i përkasin shenjës së ujorit janë analistë të shkëlqyer të situatave. Janë shumë të shoqërueshëm, të këndshëm dhe të qetë, në të njëjtën kohë. Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinali. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjerat, ndërsa herën tjetër i shpërqendruar dhe i paorganizuar. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju. Gjatë 2013-s ju do të keni mundësinë dhe fatin të mbani afër njerëz që do t’ju shpërblejnë gjatë gjithë jetës. Dikush ka nevojë për aftësinë tënde, për ta mbajtur afër.
Karriera: Jeta juaj afariste do të zhvillohet nëpërmjet ndryshimeve të cilat do të kenë ndikim edhe në jetën tuaj private. Do ta kuptoni se çka duhet të ndryshoni, në mënyrë që strategjia juaj të japë rezultatet e pritura. Kjo nuk do të kalojë pa hezitime dhe dilema, posaçërisht gjatë pranverës. Megjithatë, në mënyrë të mjaftueshme besoni në vetveten, ndërkaq kjo do t’ju mundësojë që të përshtateni. Mungesa e kohës mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, por mos i shtyni gjërat për më vonë kur bëhet fjalë që vendime të rëndësishme që kanë lidhje me karrierën tuaj.
Partneri: Sivjet në komunikim me personin e dashur, do të ballafaqoheni me mjaft suksese dhe dështime. Në fushën e ndjenjave këtë vit do të jeni më të qëndrueshëm dhe do të përballoni problemet normale dhe të pritshme në një marrëdhënie.
Pa marrë parasysh se sa përpiqeni t’i pengoni të mos ju ndodhin mosmarrëveshje, nuk do t’ju shkojë për dore, aq më parë në fund të vitit. Në dashuri do t’ju udhëheqë intuita dhe kjo do të tregohet e mirë. Nëse diçka shkon keq, mos e akuzoni veten. Në dashuri, konfliktet e herëpashershme mund të ndihmojnë në zgjidhjen e mospajtimeve. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë me vetveten dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një lidhje dashurie, momente edhe më intime mund të përjetoni. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.
Në një marrëdhënie me një ujor nuk mërzitesh asnjëherë. Janë njerëz krijues dhe vazhdimisht sjellin surpriza. Edhe nëse bëhen xhelozë, nuk kanë për ta treguar asnjëherë. I rrinë afër partnerit në çdo lloj situate. Janë emocionalë dhe të ndjeshëm.
Shëndeti: Do të lejoni që brengat e të tjerëve t’ju lodhin dhe t’ju shpenzojnë energjinë. Planetët do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë gjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.

Peshqit
Horoskopi për sivjet parashikon përparim të ngadalshëm për Peshqit. Do të dilni nga impulsiviteti juaj dhe nuk do të toleroni kurrfarë pengesash. Në krahasim me vitin e kaluar, Saturni do të ofrojë më shumë vetëbesim. Ndikimet e tjera planetare ndikojnë në shfrytëzim më të mirë të energjisë, do ju mbajnë më larg nga shprehitë e këqija dhe mundësojë përfitimin e gjërave të reja. Jupiteri ndihmon që të qëndroni në formë të mirë, aq më parë në muajin janar. Do të merrni vendime të rëndësishme dhe do të shfaqni qëndrimet tuaja qartë dhe zëshëm. Mirëpo, kjo qartësi mendore nuk mund të jetë vazhdimisht në dobi tuajën, ndërkaq mund të bëhet edhe shkaktare e zhgënjimeve.
Konfliktet e brendshme mund të shfaqen nëse nuk arrini balancën midis mendjes dhe zemrës. Forca e vetëkontrollit ndihmon që të përballoni më lehtë me problemet.
Peshqit kanë nevojë për siguri dhe liri. Janë shumë të ndjeshëm dhe janë të zhytur në botën e ëndrrave të tyre, ndërsa janë krenarë rreth gjërave materiale. Jashtëzakonisht kreativë, pëlqejnë të theksojnë idetë e veta dhe do të luftojnë për to deri në fund.
Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Do të gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale.
Personat e lindur në këtë periudhë do të përjetojnë që në ditët e para ndjenja të forta, të cilat duhet të mbahen me kujdes gjatë gjithë vitit. Janë tipa ëndërrimtarë; kjo i bën shpesh të pambrojtur ndaj realitetit. Janë jo vetëm shumë altruistë, por kanë shpirt artisti, në të gjitha kuptimet e të quajturit art. Jeta e tyre do të jetë e mbushur gjithmonë plot me të papritura; aftësia e tyre për të përjetuar gjithçka do t’i bëjë të ecin gjithmonë përpara. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë.
Karriera: Ndikimet planetare nxisin në vlerësimin e përgjithshëm të kapaciteteve. Do ju nxisin që të përqendroheni në potencialin vetjak dhe të arrini rezultatet e dëshiruara. Këtë vit do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Nga ana tjetër, me siguri raportet me eprorët dhe me bashkëpunëtorët do të shkaktojnë nervozizëm. Edhe pse kjo ndjenjë në asnjë mënyrë nuk do të jetë e dukshme, do të ndiheni fajtor. Balanca e përsosur e Uranit dhe Plutonit do të ndihmojë që të përballeni me këtë situatë të re dhe me sukses t’i përfundoni punët
Partneri: Peshqit janë artistë dhe romantikë që në themel, partnerë besnikë, të bindur dhe bujarë. Mund të kuptojnë shumë lehtë ndjenjat e tua, ndonjëherë edhe para se ti vetë të ndërgjegjësohesh për to. Korriku dhe tetori janë muaj të dashurisë. Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Nëse mendoni për martesë, është koha që të ndërprisni ëndrrat për kullat në ajër dhe më në fund të vendosni të bëni diçka rreth kësaj çështjeje. Nëse më parë keni qenë i turpshëm, ky është shansi më i mirë për fillin të lidhjes së re. Shfrytëzoni shansin dhe bisedoni me personin i cili tashmë një kohë të gjatë po ju pëlqen. Ndoshta do të befasoheni kur të kuptoni sesa gjëra të përbashkëta keni. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Lëreni harmoninë t’ju përfshijë dhe kjo do të bëjë që besimi juaj do të rritet normalisht. Fundi i vitit do të ndihmojë që të ndani mendjen lidhur me marrëdhënie të ndryshme.
Shëndeti: Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar. Do të gjeni kohën e duhur për terapi relaksuese dhe do t’i bëni ushtrimet tuaja të dashura.











