Interpretimi i endrrave me shkronjen L

Lavrinth

Në qoftë se thjesht shikoni një labirint, do të ngatërrohen çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur jeni brenda, do të ngatërrohesh në një dashuri të rrezikshme. Në qoftë se arrin të dalësh nga një labirint, do të përmirësohet gjendja jote dhe për këtë do të të ndihmojë një grua. Në qoftë se shihni se keni humbur brenda në një labirint dhe përpiqeni të dilni, do të keni lehtësim nga mërzitë. Në qoftë se shihni se humbni në një labirint i cili është i errët, do të keni episode të padëshirueshme në fushën e dashurisë.

Laj

Në qoftë se ëndërroni sikur po lani duart tuaja, keni bërë diçka shumë të keqe dhe mirë është të mos e bëni më që të mos shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur po lani fytyrën ose kokën, do t’u bëhet një propozim shumë i rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur po lani trupin, mirë është të lini mendjemadhësinë tuaj mënjanë që të mos pësoni dëme. Në qoftë se shikoni sikur po lani dyshemenë e shtëpisë suaj, do të pësoni nënçmim nga njerëzit që ju rrethojnë.

Lajka

Në qoftë se shikon sikur shokët të bëjnë lajka, njerëzit të akuzojnë për sjelljen tënde ndaj dhe duhet të korrigjohesh që të mos pësosh më keq.

Lajme
Në qoftë se merr lajme të mira, do të rrezikosh. Por Në qoftë se lajmet janë të këqia dhe sidomos nëse qave, njëkohësisht do të keni mirësi dhe gëzim.

Lajmëtar

Në rast se shikon dikë, lajme të mira. Dhe në rast se je ti humb kot kohën me një çështje.

Lakër

Në qoftë se shihni që hani lakër të pazier, ju presin hidhërime dhe mundime, në qoftë se është e gatuar, do të ndeshni vështirësi të mëdha në çështjet tuaja.

Lakuriq

Në qoftë se shihni se jeni lakuriq, ju pret varfëri ose sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni që bridhni lakuriq nëpër rrugë, do të lehtësoheni nga mërzitë, në qoftë se laheni në det lakuriq ju presin hidhërime. Në qoftë se shihni një grua të bukur lakuriq, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do të dështoni nga të gjitha anët. Këdo që të shohësh lakuriq, nuk është për mirë.

Lakuriq nate

Në qoftë se je në një udhëtim detar dhe ëndërron një lakuriq nate, do të kaloni tronditje të madhe. Në qoftë se dëgjoni lakuriq nate të bërtasë, një familje e njohur e juaja, do të humbasë një pjesëtar. Në qoftë se e shikoni duke fluturuar në dhomën tuaj, atë gjë të paligjshme që keni ndër mend ta bëni nuk do të ketë sukses, dhe në qoftë se do ta provoni që ta bëni do ta bëni do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një lakuriq nate, do t’i shmangesh një rreziku shumë të madh nga i cili rrezikohej jeta juaj.

Laraskë

Në qoftë se shikon laraskë të rrijë, një armik i fshehtë mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se të vërsulet dhe të prek armik, do të godasësh interesat tuaja. Në qoftë se e vret, do t’i sundosh një herë e mirë armiqtë.

Laro

Në qoftë se ëndërroni laro, një person shumë negativ do që t’u bëjë keq dhe ndoshta do të pësoni një sëmundje nga sytë ose diçka tjetër.

Lavdi

Në qoftë se shikon nderime dhe lavdi, prit mërzi. Në qoftë se shikon se lavdërojnë dikë tjetër, ai do të pësojë aksident.

Lavdërohem

Në qoftë se ëndërron sikur lavdërohesh, do të ulesh dhe do të nënshtrohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të lavdërohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët.

Leckë

Në qoftë se ëndërroni lecka duke u djegur, do të keni humbje ekonomike dhe rënie psikologjike. Në qoftë se shikoni copa të ndera, do të anulohen punët tuaja. Në qoftë se shikoni sikur ngjyrosni lecka, do të zhgënjeheni nga njerëzit më të afërt.

Ledhatoj

Në qoftë se shikon të ledhatosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të ledhatojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

Legen

Në qoftë se shikon një legen bosh dhe të pastër, do të të vijë një e mirë e papritur. Në qoftë se e shikon me ujë do të të vijnë të mira, por me pak pengesa. Në qoftë se je i ri ose e re do të keni vështirësi në çështjet e dashurisë dhe do të keni hidhërime dhe dëshprime. Në qoftë se është me shkumë, keni shpresa akoma. Në qoftë se është legen i ri i papërdorur, do të merrni lajme të këndshme. Në qoftë se e blen ose e shet, do të të ndodh një ngjarje e këndshme.

Legjendë

Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një legjendë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një legjendë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.

Leh

Në qoftë se sheh ose dëgjon një qen të leh dhe të vërsulet, një armik mundohet të të bëj keq.

Leje

Në rast se merr leje do të lehtësohesh pak nga mërzitja që ke.Dhe në qoftë se je ushtarak do të ngjitesh më lart.

Lejlek

Në qoftë se shihni lejlek mbi çatinë e shtëpisë, do të thotë se do t’u dalë ndonjë pengesë në punët tuaja. Në qoftë se shihni që vrisni lejlek dhe e hani, do të humbni shumë para, në qoftë se një bujk sheh një ëndërr të tillë, do të ketë dëme në të korra.

Lekë

Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë lekë, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të pësojë dëme ekonomike, në qoftë se shihni se humbni lekë, do të trashëgoni pasuri.

Leopard

Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz, që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek leopard do të thotë se do t’i mundësh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të mundin dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë leopard do të sëmuresh, por jo rëndë.

Lepur

Në qoftë se shihni që kapni ose përkëdhelni lepur të bardhë, keni shokë të mirë, në qoftë se lepuri është i zi, do të mërziteni nga ana ekonomike. Në qoftë se hani lepur, do të thotë shëndet dhe gëzim. Në qoftë se thjesht shikoni lepur, keni karakter të dobët, ju mungon kurajo dhe guximi.

Letër

Në qoftë se shihni letër për të shkruajtur, do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se letra është për arsye të tjera, çështjet tuaja diku do të ngatërrohen, në qoftë se shihni letra të grisura, do të ziheni me një të njohurin tuaj.

Levrek

Në qoftë se se e shikon dhe është dhe i gjallë, do të marrësh një lajm të gëzueshëm nga jashtë. Në qoftë se shikoni sikur hani, një lajm i papritur për diçka që e dije të humbur.

Lexim

Nëse lexon prit lumturi dhe gëzim.

Lëmë

Nëse shihni që gjendeni në lëmë, do të dëgjoni diçka të mirë. Nëse do të bëni ndonjë udhëtim, do të keni sukses.

Lëmoshë

Në qoftë se kërkon lëmoshë do të keni mërzi dhe varfëri ekonomike. Në qoftë se kërkon dhe nuk të japin prit degjenerim. Në qoftë se t’i jep lëmoshë do të thotë se ke zemërgjerësi.

Lëndinë

Në qoftë se shihni në ëndërr lëndinë të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikon sikur është e shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

Lëng

Në qoftë se shihni që pini lëng frutash, do të pendoheni për diçka të keqe që keni bërë, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë lëng frutash, do të keni një aventurë erotike.

Lëngim

Zhgënjim në çështjet tuaja, rrezik për shëndetin, rrezik në një udhëtim që keni menduar, zhgënjim dashurie.

Lëpij

Çfarë do lloj gjëje që të shikosh se lëpin ose lëpijnë të tjerët, do të thotë ulje dhe poshtërim.

Lërim

Në qoftë se lëron tokën angazhimet dhe punët tuaja do t’u sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi lërimi i tokës është mbarësi dhe fat.

Lija

Në qoftë se shikon se ju ka ra lija, do keni shumë fitime. Në përgjithësi këdo që të shikosh që ka linë, do të ketë fat dhe lumturi. Gjithashtu plotësim dëshire. Kush është i sëmurë në të vërtetë dhe shikon që ka linë do të shërohet së shpejti.

Libër

Në qoftë se shihni që lexoni libër, do të thotë se do të keni ditë të mira, në qoftë se grisni libër, do t’u jepet mundësia të fitoni para, në qoftë se shkruani libër, të gjitha përpjekjet tuaja, do të shkojnë kot. Në qoftë se shihni biblotekë plot me libra, do të thotë nder, lavdi dhe respekt nga shokët tuaj, në qoftë se është bosh, kujdes të rregulloni çështjet tuaja, në qoftë se thjesht shikoni bibliotekë, do të sëmureni.

Librari

Në qoftë se blen një librari do të keni kontest gjyqësor. Në qoftë se po ndërton, do të keni suksese në çështje gjyqësore.

Lidh

Në qoftë se shikon se lidhin dikë ose të lidhin ty, do të vuash dhe do të mërzitesh.

Ligj

Në qoftë se ëndërron në çfarëdo lloj të bëhet fjalë për ligjin, do të keni suksese të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se jeni grua, do të keni ngrohtësi bashkëshortore dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë. Në qoftë se jeni vajzë do të martoheni me një person me të ardhura shumë të mira dhe do të jetoni me të me harmoni dhe dashuri. Në qoftë se jeni të sëmurë ose të burgosur, do të çliroheni nga vuajtjet. Në qoftë se jeni pleq, do të keni një vdekje të qetë dhe në parajsë.

Likujdim

Çdo lloj likujdimi që të shihni është mirë. Do t’u dalë për mirë.

Limë

Në qoftë se thjesht shikon në ëndërr lime, do të takosh një shok tëndin të neveritshëm i cili do të të neverisë. Në qoftë se shikon që e përdor do të humbasësh para të cilat i dije për të sigurta. Në qoftë se je grua, do të marrësh dhurata të çmueshme. Në qoftë se shikon sikur shet do të pësosh dëme materiale dhe shpirtërore. Në qoftë se je i sëmurë rrezikon të humbasësh shumë gjak.

Limon / limonat

Në qoftë se shikon limona, do të kenë një martesë të bukur pjesëtar të familjes të cilët janë beqar. Në qoftë se je plak ose i sëmurë, do të lodhesh shumë dhe do të shpëtosh në momentin e fundit.

Lindje

Në qoftë se jeni grua dhe shihni që lindni, të prisni lumturi sidomos në qoftë se lindni vajzë. Djali do të thotë probleme dhe mërzi. Në qoftë se jeni të pamartuar do të martoheni së shpejti, kurse të martuarit do të bëhen me fëmijë. Në qoftë se shihni që lindni shqiponjë ose luan, fëmija do të jetë djalë me personalitet të fortë. Burri që lind, do të thotë tersllëk. Lindje do të thotë plotësim i planeve. Në qoftë se përcillni një lindje do të keni ngritje në sektorin tuaj të punës.

Liqen

Në qoftë se ëndërron liqen me ujëra të pastra, do të të vijë lumturi e papritur dhe gjendje e mirë familjare. Në qoftë se shikon se ka ujë të turbullt, do të biesh viktimë e një zhgënjimi nga e cila do të dalësh me shumë dëme. Në qoftë se ndriçon liqeni nga drita e diellit ose e hënës punët tuaja do të kenë sukses, por lidhjet dashurore do të shtrëngohen më shumë. Në qoftë se je vajzë dhe shikon një liqen të qetë, të do një njeri serioz dhe i drejtë. Në qoftë se shikon liqen pa ujë, por me baltë do të kesh hidhërime dhe mërzi për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon sikur bie në liqen do të marrësh lajme të hidhura që do të t’i japë shok. Në qoftë se shikon sikur ke rënë në një liqen të thellë dhe e ke vështirë të dalësh, do të pësosh një sëmundje të rëndë nga e cila rrezikon të shpëtosh. Në qoftë se je në liqen dhe shikon peshq, do të fitosh shumë para.

Liria
Në qoftë se shihni që jeni të burgosur dhe ju lënë të lirë, do të keni gëzim dhe lumturi.

Litar

Në qoftë se thjesht shikoni një litar, do të keni pengesa në punën tuaj dhe ndoshta dhe mund të sëmureni lehtë.

Livadh
Në qoftë se shihni në ëndërr livadh të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është i shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

Livandë

Në qoftë se ëndërron një shishe me livandë, do të thotë fitime nga puna dhe respekt nga njerëzit. Në qoftë se i merr erë do të të lavdërojnë njerëz të cilët i dije armiq. Në qoftë se je grua ose vajzë, do të bësh fustane të bukura dhe do të tërheqësh vëmendjen e meshkujve dhe do të të kenë zili femrat e tjera. Në qoftë se shikon sikur hedh livand, do të kesh fitime të vogla nga aktivitetet tuaja.

Lodhje

Në qoftë se ëndërroni se jeni të lodhur nga puna, dikur mundimet tuaja do të shpërblehen. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të lodhur dhe ju duke punuar, mos u bëni i ngadaltë dhe dembel.

Lojë

Në qoftë se shihni që luani lojëra fati dhe fitoni, do të keni mërzi dhe hidhërime, në qoftë se humbni do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se shihni të tjerë të luajnë, do të keni dëme ekonomike.

Lopë

Në rast se e shikon se hyn në shtëpinë tënde do të keni të ardhura të mëdha. Në rast se je tregtar apo afarist do të keni shkatërrim. Në rast se e shikon duke ngrënë, fitim të madh ose trashëgimi. Në rast se i therrë do të keni rrezik.

Lopatë

Sido që ta shihni lopatën, do të thotë përparim dhe punë.

Lotë

Në çfarëdo lloj mënyre po të shikosh lotë, është gëzim.Lajme të mira.

Luan

Në qoftë se shihni që luftoni me luan dhe fitoni, do të keni vetëm gëzim e lumturi, e njëjta ndodh kur shihni se keni pranë një luan që nuk ju bën gjë. Kujdes në qoftë se shihni që luani është i egër dhe ju sulet. Në qoftë se shihni se vrisni luan, përmirësoni sjelljen tuaj. Në qoftë se shihni se mbyllni një luan në kafaz, do të dilni mbi konkurrentët tuaj dhe problemet që keni do të gjejnë zgjidhje.

Luaneshë

Në qoftë se shikon luaneshë që qëndron e qetë, prit lumturi dhe gëzim familjar ngaqë mund të pajtohesh me armiqtë. Në qoftë se është e egërsuar dhe të vërsulet, një armik shumë i fort kërkon të të bëj keq. Në qoftë se shikon luaneshë të lind do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se shikon shumë luanesha bashkë, do të marrësh lajme të mira.

Luftë

Në qoftë se shikoni sikur është luftë, do të keni tronditje me shokët tuaj. Në qoftë se jeni grua do të keni tronditje në jetën bashkëshortore. Në qoftë se jeni vajzë dhe jeni në lidhje, do të keni ndarje.

Lugat

Në qoftë se se shihni në ëndërr lugat, keni ndjenja faji. Ato që keni bërë, ju krijojnë një gjendje të keqe në lidhjen tuaj. Në qoftë se doni që gjërat të mos keqësohen, kërkoni të falur. Ju presin gjyqe, grindje dhe probleme. Është mirë të gjeni zgjidhje të përshtatshme sa është akoma shpejt. Lugati në ëndërr parashikon sëmundje.

Lugë

Në qoftë se shikon të hash me lugë floriri, do të të vijë pasuri e papritur. Në qoftë se lugët që hani janë argjendi, do të keni shumë fitime. Në qoftë se janë me çfarëdo lloj metali tjetër do të keni humje.

Luginë

Në qoftë se shikon lugina pafund dhe je i ri ke një të ardhme të shkëlqyer. Në qoftë se je plak do të kesh një vdekje të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikon sikur po ecën në një luginë pa ditur se ku po shkon do të marrësh vesh se të ka ikur një çështje shumë e rëndësishme nga duart.

Lule

Në qoftë se shihni lule në stinën e tyre, do të merrni lajme të mira, në qoftë se nuk janë të stinës ju presin vështirësi në fushën e dashurisë. Në qoftë se lulet që shihni janë të bardha, partneri juaj është mërzitur me mënyrën se si silleni, në qoftë se janë të verdha, do të keni zili në dashuri, në qoftë se janë të kuqe do të keni sukses në fushën e dashurisë. Kurora me lule të bardha, do të thotë martesë e shpejtë.

Lumë

Në qoftë se shihni në ëndërr lumë që rrjedh me qetësi dhe ujë të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se ka ujra të ndyta do të ndeshni pengesa në çështjet tuaja. Në qoftë se lageni nga lumi do të merrni lajme të këqija, në qoftë se shihni që përpiqeni të kaloni lumin, por nuk mundeni dhe ktheheni mbrapa, ju presin vështirësi.

Lundroj

Në qoftë se ëndërroni sikur lundroni me anije, do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se duke lundruar ka kohë të keqe ose fortune, prisni mërzi dhe rreziqe.

Luspa

Në qoftë se shikon luspa peshku dhe në qoftë se shikon sikur po i ha, do të marrësh para të cilat i dije të humbura.

Lutje

Në qoftë se shihni që luteni përpara ikone ose ikonash, ju pret gëzim dhe lumturi në familje.

Lyej

Në qoftë se ëndërron se je bojaxhi dhe lyen pa fitim do të marrësh gëzim. Në qoftë se lyen me para do të humbësh. Në qoftë se sheh bojaxhi do të marrësh informacione ndryshe nga ato që pret për një person. Në qoftë se lyen fytyrën, do të keni dhimbje.

Lypës

Në qoftë se shihni që jeni lypës, ju pret varfëri dhe fatkeqësi, në qoftë se shihni dikë tjetër të lypë, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se një lypës ju hyn në shtëpi, do të merrni para të papritura. Në qoftë se jeni të martuar dhe shihni që lypni, do të keni probleme në familje.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.