Interpretimi i endrrave me shkronjen N

Naftë

Sido që të shikoni naftë, do të thotë mërzi dhe shqetësime psikologjike.

Natë

Në qoftë se shihni që është natë dhe qielli është plot me yje, do të keni përmirësim të gjendjes ekonomike, në qoftë se është natë dhe errësirë, do të merrni një lajm të keq që do t’u mërzisë. Në qoftë se është natë me hënë, do të keni sukses në dashuri.

Natyrë

Në qoftë se shikon se jeton në natyrë, prit gëzim dhe lumturi. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh.

Naze

Në qoftë se shihni në ëndërr që bëni naze dhe llastoheni, do të thotë se keni karakter të cekët.

Ndalim

Në qoftë se se të ndalojnë për diçka do të keni pengesa në planet tuaja të cilat do të jenë për të mirën tënde. Në qoftë se ti ndalon, diçka kujdes nga të afërmit tuaj se nuk ju duan të mirën.

Ndarje

Ndarja ne ëndërr tregon se keni frike se mund t’iu ndodhe diçka e keqe ne lidhjen qe keni. Ne fakt nuk është aspak kështu pasi kjo ëndërr tregon se do keni goxha përmirësime ne marrëdhënien me tjetrin.

Ndeshje

Në qoftë se shihni në ëndërr që merrni pjesë në një ndeshje sporti ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitë tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

Ndjek

Në qoftë se shikon se ndjek dikë dhe e kap do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se ndjek grua ose vajzë do të të gjejë një e keqe e madhe.

Ndërmarje

Në qoftë se shikon se bëre një ndërmarje me dikë tjetër, dikush do të të vjedhë. Në qoftë se bëre bashkëpunëtore një grua, rrezikon pasuria jote. Në qoftë se me njeri të afërt do të keni telashe dhe probleme familjare.

Ndërtoj

Në qoftë se shikon sikur po ndërton shtëpinë tënde, do të keni hidhërime dhe vdekjen e një të afëmi tuaj. Në qoftë se ndërton shtëpi për dikë tjetër, do të keni fitime dhe gëzim. Në qoftë se shikon të ndërtosh një ndërtesë bamirësie, do të marrësh urim dhe bekim nga zoti. Në qoftë se ndërton kështjellë, bota të do dhe të respekton jashtë mase. Në qoftë se ndërton varreza, do të kesh lumturi fat dhe gëzim.

Ndërtues

Në qoftë se shikon se je ndërtues, do të pësosh uri, varfëri dhe vdekjen e një personi të dashur.

Ndërtesë

Në qoftë se shihni një ndërtesë të madhe e moderne, ju pret një jetë e pasur dhe shëndet i plotë. Në qoftë se ndërtesa është më e vogël por e bukur, do shijoni një jetë familjare të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shihni ndonjë ndërtesë të prishur, ju presin sëmundje dhe probleme ekonomike.

Ndërroj

Në qoftë se ndërron fustan, lërini imagjinatat e tepërta se do t’u dalin për keq. Në qoftë se ndërron mendje atëherë ngul këmbë në atë që mendon.

Ndihmë

Në qoftë se shihni se kërkoni ndimë nga dikush, ju pret një punë me shumë fitime, në qoftë se ju jepni ndihmën tuaj diku, një i afërmi juaj do të pësojë një fatkeqësi.

Ndjesitë / shqisat
Në qoftë se humbet ndonjë nga pesë ndjesitë/ shqisat e tua është paralajmërim i keq.

Ndriçoj

Në qoftë se ëndërron sikur ndriçon diçka, do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka ndriçon në errsirë dikush do të mundohet të të shfrytëzoj. Në qoftë se shikon sikur ndriçon ti, do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ndriçojë, kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

Ndryshim

Në qoftë se sheh se je më i madh apo më i vogël, më ishëndoshë apo më i dobët ose çdo lloj ndryshimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

Neglizhencë

Në qoftë se shihni se ju sillen me neglizhencë, do të thotë që keni një boshllëk sentimental. Nuk ju duan aq sa mendoni. Në qoftë se shihni se jeni neglizhent ndaj dikujt dhe jeni të pamartuar, ka mundësi të martoheni së shpejti me atë person. Gjendja profesionale është e mirë dhe kostante. Në qoftë se sheh se neglizhon diçka nuk do t’ia arrish qëllimit.

Nenexhik

Në qoftë se shikon nenexhik do të pësosh vuajtje dhe hidhërime. Në qoftë se i merr erë do të vonohet plotësimi i planeve tuaja. Në qoftë se e këput zhgënjime në anët profesionale.

Neprëkë

Në qoftë se vret nëpërkë do të mundësh armikun tënd i cili gjithmonë dëshironte të të bënte keq. Në qoftë se fle pranë teje ose të kafshon, kujdes nga personat që ke besim se mundohen të të bëjnë keq.

Nerënxë

Në qoftë se shikoni në një pemë të varura nerënxa, do të keni hidhërime dhe do t’u kujtohen të mirat që kishit më parë dhe do të mallëngjeheni, gjithashtu mund të jetë dhe vdekje e një shoku tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni mërzi familjare dhe Në qoftë se je vajzë do të zihesh me atë që do. Në qoftë se shikoni nerënxë të ëmbël, do të bini në kthetrat e një personi i cili do t’u mbushë me hidhërime.

Nerva

Në qoftë se shikoni sikur vuani nga nervat tuaja, do të pësoni një të keqe shumë të madhe dhe kjo do të shkaktohet nga urrejtja e botës për ju, nga sjellja juaj e keqe. Në qoftë se jeni grua, burri juaj do t’u urrejë për skenat tuaja të përditshme dhe detyrohet të verë dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur jeni nevrik, dikush do t’u ndihmojë që të dilni nga pozicioni i vështirë në të cilin gjendeni.

Neveritje

Në qoftë se ke neveri nga diçka që hëngre në qoftë se je grua, do të mbetesh shtatzënë së shpejti dhe në qoftë se je burrë, do të të vërsulen armiq.

Nëmë / mallkim
Të gjitha mallkimet që shihni, do të thonë lumturi, dashuri, dhe ndjenja të forta.Gjendja juaj ekonomike dhe profesionale, do të shkojë shumë mirë. Kini kujdes vetëm nga mallkimi i nënës.

Nënë

Në qoftë se jeni jetim nga nëna dhe shikoni sikur është gjallë, do të merrni ndihmë dhe mbështetje të madhe. Në qoftë se e keni nënën dhe shikoni sikur ju vdes ose sikur e humbisni, do të humbisni mbështetjet që keni. Në qoftë se shikoni sikur ju ndëshkon nëna, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur e ndëshkoni ju nënën tuaj do të mërzitet ajo dhe do ta mbështesni ju. Në qoftë se shikoni sikur ka vdekur do të jetojë dhe për shumë kohë akoma.

Nënfletë
Në qoftë se shikon në ëndërr se po shkruan një nënfletë, do të bësh një udhëtim të gjatë ose do të marësh letër nga një shok i largët.

Ngopem

Në qoftë se shikoni sikur ngopeni së piri ose së ngrëni, do t’u ndodhë diçka e mirë e cila do t’u kënaqë. Në qoftë se shikoni sikur nuk ngopeni se ngrëni, do të pësoni hidhërime.

Ngrënës

Në qoftë se shikoni sikur jeni ngrënës ose akuzohesh nga ngrënës të tjerë, kujdesuni për mënyrën e sjelljes suaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është ngrënës, do të thotë se nuk i përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatërroheni.

Ngricë

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni jetëgjatësi dhe mbarësi. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni një sëmundje shumë të rëndë dhe merrni masat e duhura se rrezikon jeta juaj.

Ngrij

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ngrini, do të bëni gjëra jo të mira. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ngrini, kujdesni shëndetin nga ndonjë grip ose ftohje. Në qoftë se shikoni pemë të ngrirë, do t’i humbisni shpresat, por që më vonë do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur ju ngrijnë duart ose këmbët, do të thotë se nuk keni punë dhe do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni grua, do të keni hidhërime në dashuri dhe vuajtje të shumta.

Ngul

Në qoftë se shikon se ngul diçka do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se ngul gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se ngul gozhda në mobilje rrezikohet jeta ose pasuria jote.

Ngjalë

Në qoftë se thjeshtë shikoni ngjalë, do të zbuloni një grua dinake dhe të djallëzuar tek e cila kishit shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur kapni ngjalë, do të keni fitime pa vlerë shumë të madhe. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni pengesa në punë, por për një kohë të shkurtër.

Ngjesh

Në qoftë se shikoni sikur po ngjeshni njerëz, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë, do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur ngjeshni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj.

Ngjitëse
Në qoftë se thjesht shikon, një shok i yti do të tregojë hapur dashurinë e tij. Në qoftë se shikon sikur je ngjitur në një pemë, një grua do të dashurojë marrëzisht. Në qoftë se je grua do të dashurohesh nga një burrë. Në qoftë se shikon ngjitëse në mur, një person shumë i pasur të mbështet.

Ngjitje

Në qoftë se ngjitesh në shkallë do të keni shumë të mira. Beqarët do të kenë një martesë të mirë.

Ngjyrë

Në qoftë se thjesht shikoni ngjyrë do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ju. Në qoftë se shikon sikur të derdhet ngjyrë do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me ngjyrë do të të akuzojnë për vjedhje.

Nip

Në qoftë se se sheh në ëndërr nipin tënd, ai të do shumë. Në qoftë se sheh një të huaj të bëjë sikur është nipi yt është një armik i fshehtë.

Nishan

Në qoftë se shihni se keni nishan në fytyrë ose në një pjesë tjetër të trupit, kujdes pasi ju marrin nëpër gojë shokët dhe të afërmit.

Nofull

Në qoftë se shikoni sikur ju dhemb nofulla, do të pësoni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë goditur në nofulla, dikush do t’u hajnë shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni nofull të bukur dhe të shëndetshme, do të realizohen ato që ju keni humbur shpresat.

Nostalgji

Në qoftë se shihni në ëndërr diçka të largët ose të kaluar, do të bëni një udhëtim të largët.

Noter

Në qoftë se shikoni sikur hyn në shtëpinë tuaj një noter, do të bëhet një dasëm e një të afërmi tuaj shumë shpejt ose do t’u vijë një trashëgimi e papritur ose diçka e mirë në përgjithësi. Në qoftë se shikoni sikur jeni noter, do të keni shumë fitime të mëdha nga një mundësi që do t’u jepet prandaj mos e lini t’u ikë nga duart.

Notoj

Në qoftë se shikon sikur po noton në det dhe në ujë të pastër do të dalësh fitimtar me armiqtë e tu. Në qoftë se uji është i turbullt, do të pësosh dëme ekonomike.

Nuhas

Në qoftë se shikoni sikur po nuhatni diçka me erë të mirë nga lulet ose ushqime të mira ose erëza, do t’u vijnë shumë të mira në punë dhe simpatizim nga bota. Në qoftë se jeni vajzë e re, do të merrni lajme të këndshme nga i dashuri dhe dashurinë e njerëzve për drejtësi dhe seriozitetin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur nuhasni erë të keqe, prisni të kundërtat. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shikoni sikur nuhasni ilaçe, do të sëmureni akoma më keq.

Numër

Në qoftë se sheh numër tek, kujdes nga të afërmit tuaj se nuk jua duan të mirën. Në qoftë se sheh numër çift do të kesh sukses. Në qoftë se sheh numër tek do të zhgënjehesh. Në qoftë se shkruan numra në letër, do të fitosh në punë dhe në jetë. Në qoftë se je beqar dhe shkruan në dërrasë të zezë, do të kesh shumë dëme.

Numëroj

Në qoftë se shikon sikur numëron njerëz humbet kohën kot me punën qe ke nisur. Në qoftë se numëron para do të fitosh një shumë të madhe parash që nuk i pret. Në qoftë se numëron libra do të kesh fitime të vogla pa shumë vlerë. Në qoftë se numëron pemë ose gurë do të ketë ngatërresa në punë. Në qoftë se numëron rrugë ose shtëpi do të humbasësh shumë para.

Nun

Nëse sheh se bëhësh nun do të të ndodhë diçka shumë e gëzueshme.

Nuse e lalës

Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do t’u dalë për keq, kujdes nga një armik i rrezikshëm sepse do t’u luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me graçkë, do t’i shmangeni një rreziku të madh.

Nuse

Sido që që të shihni nuse, prisni lajme të këqia, hidhërime dhe sëmundje. Në qoftë se shikoni sikur bëheni nuse, do të sëmureni shumë rëndë dhe ndoshta do të jetë fundi i jetës tuaj.

Nxehtësi

Në qoftë se shihni se keni vapë, do të keni shëndet dhe lumturi, në qoftë se shihni se keni temperaturë, mund të sëmureni, në qoftë se shihni dikë tjetër të ketë temperaturë, do të keni një aventurë erotike.

Nxënës

Në qoftë se shikon dikë tjetër sikur është nxënës do të biesh viktimë e djallzisë tënde dhe do të dalësh me dëm të madh. Në qoftë se shikon veten sikur je nxënës do të humbasësh të gjithë mundin tënd. Në qoftë se shikon sikur po flet me një nxënës do të dëgjosh budallëqe. Në qoftë se shikoni shumë nxënës do të pësoni tronditje familjare.

Nyje

Në qoftë se shikon pe ose litar që të është lidhur nyje dhe nuk mundesh ta zgjidhësh një mendim do të të torturojë për një kohë të gjatë. Në qoftë se arrin ta zgjidhësh do të lehtësohesh shpirtërisht nga ankthi që ke. Në qoftë se je grua ose burrë dhe shikon sikur ke nyje në rrip do të ngelesh pa fëmije.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.