Na ndiqni

Snapchat

Interpretimi i endrrave me shkronjen Ç

Çadër

Në qoftë se e mban të hapur, ke mbrojtës të mirë. Dhe nëse bie shi, do të keni sukses.

Çaj

Çaji ne ëndërr parashikon aktivitete intensive. Kur shihni sikur jeni duke pire çaj me miq te mire do te thotë se do ju behet një pabesi. Nëse shërbeni çaj ne ëndërr do te thotë se projektet e nisura do lulëzojnë.

Çantë

Çanta ne ëndërr simbolizon detyrimet dhe angazhimet qe keni ne jetën reale. Çanta e shpinës tregon se angazhimet janë te shumta dhe nuk do i duroni dot me. Gjetja e një çante te mbushur me para do te thotë se do keni fat ne lojëra te ndryshme. Humbja e çantës se dorës do te thotë se gjerat nuk do ju ecin mire as ne planin financiar. Blerja e një çante lëkure tregon se një person do jete indiferent nga dashuria qe do i jepni.

Çakall

Ruhuni dhe mos i tregoni të fshehtat tuaja, pasi keni rrotull një armik që do t’u bëjë keq. Ulërimat e çakallit, do të thonë zënie në familje për shkakun e tij. Kini kujdes shëndetin.Në mjedisin e punës shumë persona kërkojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Mos i besoni ata që ju hiqen si shokë pasi disa prej tyre shtiren si të tillë.

Çakull

Në qoftë se shihni që rruga është e shtruar me çakull, do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni një sasi të madhe nëpër vende ndërtimesh ose diku tjetër, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

Çalaman

Në qoftë se sheh që je çalaman dhe je i pamartuar, burrë ose grua, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se shihni dikë tjetër të çalojë, do të dëgjoni lajme të mira.

Çallmë

Në qoftë se shikoni dikë sikur ka veshur çallmë, ai person do të pësojë shumë dëm dhe arsyeja do të jeni ju. Në qoftë se shikoni sikur keni vënë në kokë, do të pësoni dëm të madh ekonomik dhe psikologjik. Në qoftë se shikoni një turk të ketë vendosur çallmë, do të merrni lajme të këqia.

Çarçafë

Në qoftë se shihni që flini në çarçafë të bardhë dhe të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi në familje. Në qoftë se janë ndyta dhe të grisura do të thotë grindje dhe zili, por edhe jetëgjatësi dhe gjendje e mirë fizike.

Çark

Në qoftë se shihni që përgatisni çark për të kapur kafshë ose peshq, jeni drejtues i mirë i pasurisë tuaj, në qoftë se shihni që kapeni një çark, rrezikoni të humbni para për arsye të mëndjelehtësisë tuaj.

Çati

Në qoftë se shihni që bie ose ra çatija e shtëpisë, do të keni dëme të mëdha në punën tuaj, Në qoftë se shihni që ecni mbi çatinë e shtëpisë tuaj, do të keni sukses në dashuri.

Çek

Në qoftë se shihni që merrni një çek në ëndërr, të prisni para të papritura nga një i afërm i largët, në qoftë se ju jepni ose dërgoni çek, rrezikohet shëndeti juaj.

Çekic

Në qoftë se ju godasin me çekiç, mund të keni një goditje të madhe në fushën sentimentale. Në qoftë se rregulloni diçka me çekiç, do të keni lumturi. Goditja me çekiç dhe zhurma që bën, do të thotë se duhet të kujdeseni për gjendjen tuaj shpirtërore. Në qoftë se përdoret për të shkatërruar, atëherë paralajmëron dëme ekonomike.

Çelës

Në qoftë se shikon sikur mban ëndrra do t’u dalë për mirë, çështjet tuaja janë në rrugë të mbarë dhe do të shkojnë si më së miri. Në qoftë se shikon shumë çelësa që ke në dorë ëndrra është e keqe, do të keni dëshpërime dhe zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të bukur dhe të ri do të keni fitime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të vjetër dhe të ndryshkur, do të keni hidhërime.

Çelik

Sidoqë ta shikoni çelikun në ëndërr ashtu siç është ose vegla çeliku, do të keni fitime shumë të mëdha.

Çerep

Në qoftë se është e mbushur do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se është bosh do të keni mërzi për një dëm ekonomik.

Çezmë

Në qoftë se shihni çezmë që rrjedh ujë të bollshëm dhe të pastër, do të thotë sukses në dashuri dhe në familje.Në qoftë se shihni që pini ujë të prisni ngritje profesionale dhe të ardhura të mëdha. Në qoftë se shihni çezmë të shteruar, probleme profesionale ju presin. Mërzi, zhgënjime si dhe rrezikohet shëndeti juaj.

Çështje

Në qoftë se shikoni në ëndërr një nga çështjet tuaja, do të keni shumë fat dhe sukses. Në qoftë se shikoni sikur i leni çështjet tuaja pas dore për të zgjidhur çështjet e të tjerëve, do të keni falimentime.

Çift

Nëse sheh çift i cili është edhe në të vërtetë, do të shpërblehesh për sjelljen tënde të mirë. Por në rast se janë të huaj, do t’u marrin nëpër gojë.

Çifte

Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një çifte, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini çifte do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me çifte do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me çifte do të fitoni para.

Çifut

Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një çifut, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe i cili mundohet t’u shkatërojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni çifut do të merni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një çifut, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.

Çikore

Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni çikore të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të çilat do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur hani do të merrni lajme nga një kalimtar të cilat do të mërzisin jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po i gatuani, do të keni hidhërime familjare.

Çikrik

Në qoftë se shikon sikur kthen çikrik, do të kesh sukses në punë pas shumë mundimeve. Në qoftë se je grua, do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se thjesht e shikon dhe je vajzë, ndoshta të dështon martesa të cilën e dije të sigurtë.

Çizme

Në qoftë se shihni çizme të bukura dhe të pastra, prisni lumturi dhe dashuri. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me çizmet tuaja, kini kujdes. Ka mundësi t’u shfrytëzojnë. Në qoftë se shihni çizme të vjetëra dhe të pista, kujdes në anën financiare.

Çmenduri

Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me ndonjë të çmendur, kujdes me nga shokët tuaj pasi nuk ju duan të mirën. Në qoftë se sheh se çmendesh, je mëndjelehtë dhe qesharak, në qoftë se sheh dikë tjetër të çmendur, do të keni gëzim dhe lumturi.

Çorape

Çorapet ne ëndërr tregojnë rëndësinë qe i jepni pamjes se jashtme. Çorapet e pastra ne ëndërr tregojnë se do keni qëndrueshmëri financiare dhe siguri ne mendime. Çorapet e grisura tregojnë se do kryeni shpenzime te paparashikuara. Çorapet e zeza tregojnë lumturi dhe prosperitet. Çorapet e bardha ne ëndërr tregojnë ndershmëri dhe drejtësi ne çdo çështje. Kur shihni çorape te pista dhe qe mbajnë ere do te thotë se do merrni refuzime te padrejta ose do merrni borxhe.

Çrregullim

Në qoftë se sheh sikur po bën çrregullime, do të ngatërrohesh me gjyqe.

Çudi

Në qoftë se sheh në ëndërr të ndodhë ndonjë çudi, diçka e keqe do t’u ndodhë.

Çuditem

Në qoftë se shikon që njerëzit çuditen me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i çuditur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

Çamçakiz

Në qoftë se shihni që hani çamçakiz në ëndërr, do të keni sukses në dashuri.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Na ndiqni

Snapchat

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.