Interpretimi i endrrave me shkronjen Zh

Zhapini

Në qoftë se thjeshtë shikoni një zhapin, kujdesuni nga një shok I cili është shumë hipokrit ndaj dashurisë ndaj jush dhe I cili mundohet që t’u bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon, do t’u bëjë keq një armik. Në qoftë se shikoni zhapin brenda në shtëpi, kujdes sepse keni një armik shumë të rrezikshëm brenda në familje.

Zheg / vapë

Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person I dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.

Zhgënjim

Në qoftë se shikoni sikur ju zhgënjejnë ose ju zhgënjeni dikë, prisni një zhgënjim të madh dhe të vërtetë nga një person që keni shumë besim.

Zhivë

Në qoftë se thjesht shikoni zhivë, keni njerëz shumë të këqinj rreth jush të cilët mundohen t’u zhgënjejnë, ndaj mundohuni t’I hiqni qafe.

Zhurmë

Në qoftë se thjesht ëndërron zhurmë, do të ndodhin tronditje në familje. Në qoftë se bën ti zhurmë, do të bëhesh I padurueshëm dhe I papranueshëm. Në qoftë se dëgjon zhurmë në shtëpinë tënde, do të pësosh keq.

Zhvesh

Në qoftë se zhvesh dikë tjetër do të të vijnë të mira. Në qoftë se zhvishesh ti ose të zhvesh dikush, do të tallen me ty. Dhe ndoshta rrezik burgimi për diçka që ke bërë.

Zhytem

Në qoftë se shikon sikur po zhytesh në det, do të thotë se do të shpëtosh për pak nga një rrezik.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.