Na ndiqni

Snapchat

Interpretimi i endrrave me shkronjen Xh

Xhaketë

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur xhaketë të zezë, do të mbani zi për vdekjen e një të afërmi tuaj. Në qoftë se është thjesht ngjyrë e errët, do të keni mërzi për çështjet ekonomike. Në qoftë se është me ngjyrë të çelët, do të keni lumturi familjare. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur një xhaketë të re dhe të bukur, do t’u kthehet fati për më së keqi.

Xhami

Në qoftë se shikoni sikur hyni në xhami dhe jeni të martuar, do të gëzoheni me ardhjen e një fëmije në jetën tuaj. Në qoftë se jeni të moshuar, do të gëzoheni me nipër dhe mbesa. Në qoftë se shikoni sikur po faleni në xhami, do të pasuroheni akoma me shumë me pasuri.

Xhandar

Në qoftë se shikoni sikur jeni xhandar, do të keni fitime të mëdha në punë. Në qoftë se thjeshtë shikoni një xhandar, do të keni qetësi dhe siguri. Në qoftë se shikoni sikur ziheni ose sikur ju kap xhandari, do të keni hidhërime.

Xhaxha

Në qoftë se shikon në ëndërr xhaxhain dhe që të ledhaton do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je xhaxha I dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon xhaxhain të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon xhaxhallarët të zihen mes tyre një person I fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon xhaxhain të sëmurë, do të keni shumë fitime.

Xhindosje

Në qoftë se shikon sikur vuan nga xhindosja ose shikon një njeri tjetër ose kafshë armiq të fortë të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për keq. Në qoftë se je vajzë do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.

Xhing

Në qoftë se shikoni xhing që shkëlqen dhe të pastër, do të keni kënaqësi dhe gëzime në familje dhe në jetën tuaj personale.

Xhufkë

Në qoftë se shikoni sikur keni varur në rroba, do të thotë se jeni qesharak tek të tjerët dhe që merreni me gjëra pa vlerë.

Xhuxh

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë xhuxh, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njeri shumë negativë me veprimet tuaja, por armiqtë nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë xhuxh, kujdesni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një xhuxh, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë xhuxha, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Na ndiqni

Snapchat

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.