Interpretimi i endrrave me shkronjen Z

Zambak

Në qoftë se shikon zambak dhe është dhe I bardhë, do të thotë se je një njeri I mirë dhe I padjallëzuar. Në qoftë se je grua me barrë, do të lindësh djalë.

Zavë

Në qoftë se mban ose e qep në fustan, do të betohen për një çështje shumë serioze për të cilën për fat të keq nuk do ta mbajnë fjalën.

Zbathur

Në qoftë se shikon veten ose dikë tjetër zbathur, do të thotë varfëri dhe fatkeqësi.

Zbukurim

Në përgjithësi në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.

Zdrukthtar

Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni zdrukthëtarë, do të keni kënaqësi dhe fitime. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një zdrukthtar ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe familja juaj do të gëzohet shumë.

Zemër

Në qoftë se ëndërron zemrën tënde të shëndoshë, do të kesh punë dhe jetë të mirë.
Në qoftë se vuan nga zemra, do të mërzitesh jashtë mase për vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se plagosesh në zemër, do të keni humbje financiare.

Zemërim

Në qoftë se shihni që jeni të zemëruar, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë të zemëruar, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të zemëruar me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Zezak

Në qoftë se sheh zezak të marrin nëpër gojë. Në qoftë se fle me zezak, do të dalin në dritë veprimet tuaja të këqija. Në qoftë se e sheh lakuriq, do të sëmuresh. Në qoftë se je grua dhe sheh zezak, do të marrësh lajm të keq.

E zezë

Në qoftë se shikon sikur ke veshur të zeza, do të hidhërohesh për vdekjen e një të afërmi ose ndoshta mund të sëmuresh. Në qoftë se shikon se mban të zeza, por I heq, do të çlirohesh nga hallet dhe mërzit. Në qoftë se shikon sikur je zezak, vdekje dhe sëmundje të presin. Në qoftë se shikon bashkëshorten zezake rrezikojnë aktivitetet tuaja të shkatërrohen. Në qoftë se shikon qiell të zi pa re, ke një të ardhme të keqe.

Zgjebë

Në qoftë se shikoni sikur keni zgjebë në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

Ziej

Në qoftë se zien ujë, do të keni skandale dhe ngatërresa. Në qoftë se sheh se po zihet gjellë, pasuri dhe kënaqësi. Në qoftë se sheh çdo lloj gjëje të ziej, është rrezik dhe shqetësim.

Zifti

Në qoftë se ëndërron zift, mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty, ose një person që do shumë do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg katran, ke të bësh me persona shumë negativë.

Zili

Në qoftë se shikon sikur ke zili për diçka, do të fitosh atë që do në jetë.

Zinxhir

Në qoftë se jeni I lidhur, do të vuani nga shumë vuajtje. Nëse liroheni, do të çlirohesh nga problemet.

Zjarr

Në qoftë se shihni zjarr të shndritshëm dhe me flakë, do t’u vijnë shumë të mira dhe pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po ngroheni në zjarr, do të thotë se do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur hyni në zjarr dhe nuk digjeni, do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju marrin flakë rrobat, do të keni varfëri. Në qoftë se shikoni sikur ngrihet flaka përpjetë, do të jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ka rënë zjarr në qytet do të vdesë një njeri aristokrat. Në qoftë se shikoni zjarr të fikur, ëndrra nuk do t’u dalë për mirë.

Zonjë

Në qoftë se shihni se flisni me një zonjë të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shihni zonjë me flokë gështenjë do të sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’u ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni zonjë me të bardha do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë udhëtim I shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para.Në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopsht do të keni gëzime dhe në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

Zorrë

Në qoftë se shihni që nxirrni zorrët e tuaja ose që hani do të humbisni një shok të ngushtë ose një të afërt. Në qoftë se jeni të sëmurë do të vdesni. Në qoftë se keni telashe dhe probleme do të lehtësoheni nga ato. Në qoftë se hani zorrët e dikujt tjetër do të pasuroheni në krahët e të tjerëve.

Zoti

Në qoftë se shihni në ëndërr zotin të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shihni të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korigjosh.

Zvarritem

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë, do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

Zvarranikë

Në qoftë se ëndërron zvarranikë në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe. Në përgjithësi po të shikosh zvarranikë është diçka e keqe pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

Zverdhje

Në qoftë se shikoni sikur jeni I zverdhur, do të pësoni sëmundje hidhërim dhe dëshpërim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të jetë zverdhur, do të ziheni me atë person.

Zyrë

Në qoftë se gjendesh në zyrën tënde, do të të shajnë shoqëria. Në qoftë se je në zyrën e dikujt tjetër, do të mërzitesh dhe do të të marrin nëpër goje.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.