Na ndiqni

Snapchat

Interpretimi i endrrave me shkronjen Th

Thartë

Në qoftë se shikoni ose hani, do të provoni shumë mundime dhe hidhërime dhe mërzi.

Thatë

Në qoftë se shikoni diçka e cila është tharë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

Thellësi

Në qoftë se mat thellësinë e detit, do të marrësh lajme të këqia nga një grua të cilën e do.

Themele

Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon themelet e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë I afërt. Në qoftë se ndërton themele ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je I martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton themele në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.

Therr

Në qoftë se shikoni sikur po therrni dikë, do të martohet një pjesëtar I familjes tuaj, por që nuk do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju therrin, do të humbisni një shok shumë të ngushtë.

Thesar

Në çfarëdo lloj mënyre që të shohësh ose të gjesh thesar, do të kesh një martesë me shumë sukses.

Thikë

Në qoftë se shikon shumë thika, prit grindje me shokët por për një kohë të shkurtër. Në qoftë se je tregëtar, prit vështirësi. Në qoftë se thjesht shikon thikë, do të shqetësohesh nga një lajm I hidhur. Në qoftë se shikon sikur therr dikë, do të bëhesh shkaku I shkatërrimit të tij. Në qoftë se shikon duke mprehur thika, mendon ti bësh keq dikujt pa dashje.

Thirrje

Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një thirrje gjyqësore, do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua, do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon thirrje tek një I huaj, do të ndeshesh me dikë.

Thonj

Në qoftë se ëndërroni sikur keni thonj të gjatë, do të keni shumë fitime nga puna juaj me ndershmëri. Në qoftë se shikoni sikur keni thonj të vegjël dhe të parregulluar, do të pësoni dëme. Dhe në qoftë se jeni femër, do t’u akuzojnë për diçka. Në qoftë se shikoni sikur I keni të shkurtra, por të rregulluara, do të pësoni dëme dhe humbje materiale, por pa humbur krenarinë tënde.

Thur

Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke thurur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të thurur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’u prekin.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Na ndiqni

Snapchat

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.