Interpretimi i endrrave me shkronjen J

Jaki

Në qoftë se të bëjnë jaki, do të dëgjosh gënjeshtra dhe mashtrime nga një njeri të cilin e konsideron të besueshëm.

Jasemin

Kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë. Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.

Jatëk

Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.

Jashtë shtetit

Udhëtimi jashtë shtetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses.

Jashtëtokësor

Jashtëtokësoret ne ëndërr tregojnë se ju vete keni nevoje te ndryshoni rutinën e mërzitshme. Nëse shihni sikur ata ju pushtojnë shtëpinë do te thotë se shume persona qe keni pranë mund t’iu zhgënjejnë. Kur jashtëtokësoret ju flasin do te thotë se një person qe besoni tej mase do ju zhgënjejë.

Jeshillëk

Në qoftë se shihni jeshillëk, parashikohet lumturi, pasuri e përparim në punë. Në qoftë se është i thatë dhe i prishur, do të thotë se situata të vështira do të vijnë, probleme ekonomike si dhe ndarje me njeriun që dashuroni.

Jevg

Në qoftë se shihni që flisni me një jevg, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me jevgj, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

Jetim

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni jetim, ju pret zhgënjim në fushën e dashurisë.

Jetimore

Jetimorja ne ëndërr tregon se ndiheni vetëm dhe keni nevoje për njerëz rreth e rrotull.

Jezusi

Në qoftë se shikon jezusin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

Jod

Në qoftë se shihni jod në ëndërr, shpejt do të lehtësoheni nga problemet familjare dhe personale. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shihni jod në ëndërr, së shpejti do të shëroheni.

Jonxhë

Në qoftë se shihni që mblidhni jonxhë dhe jeni bujk, do të keni të korra të mira, në qoftë se nuk jeni do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni që ka katër petale, do të keni fitim të papritur.

Jorgan

Në qoftë se shihni që jeni mbuluar me jorgan të ri dhe të pastër, do të thotë varfëri, në qoftë se është i vjetër do të përmirësohet gjendja juaj ekonomike.

Jug

Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu, sjellja juaj është shumë e butë dhe për këtë do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu dhe bie shi, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe vështirë të ktheheni më.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.