Na ndiqni

Snapchat

Interpretimi i endrrave me shkronjen Gj

Gjak

Gjaku ne ëndërr mund te simbolizoje jetën, dashurinë dhe pasionin, por edhe sëmundjet dhe aksidentet. Gjaku neper mure tregon se do përballeni me vështirësi te mëdha. Nëse një femër sheh gjak para ciklit ose gjate tij do te thotë se është shtatzënë. Kur shihni ne ëndërr sikur jepni gjak do te thotë se do bëni bamirësi. Kur ëndërroni sikur jeni ne një vaske te mbushur me gjak do te thotë se do keni probleme te mëdha financiare.

Gjakndezje

Në qoftë se shihni që jeni gjaknxehtë, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë me gjaknxehtësi, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në gjaknxehtësi me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

Gjaksor

Në qoftë se shikon sikur je gjaksor ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por Në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një gjaksor, do të marrësh lajm të keq.

Gjalp

Në qoftë se shikon që hani gjalp, do të keni zënie me të afërmit dhe me familjen, në qoftë se lyeni bukën ose e vini në gatim, do të merrni lajme të mira.

Gjallë

Në qoftë se shikoni një të vdekur sikur është i gjallë, ëndrra është e keqe për ty. Do të keni rreziqe dhe sëmundje.

Gjarpëroj

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

Gjarpër

Ëndrra me gjarpër është gjithmonë e keqe, pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

Gjelbrim

Sido që ta shihni, ngjyra e gjelbër, do të thotë shpresë dhe lumturi si në familje, ashtu edhe në fushën e dashurisë.

Gjellë

Në qoftë se shihni që hani gjellë të mira dhe të pasura, do t’u ndodhë diçka e këndshme, në qoftë se gjella që hani është e varfër, do të sëmureni rëndë.

Gjel

Në qoftë se dëgjoni gjel në ëndërr, do të dëgjoni lajme të mira, në qoftë se e shihni mbi çatinë e shtëpisë, fqinjët ju nderojnë. Në qoftë se hani gjel ju pret pasuri. Në qoftë se e therrni keni sukses në punë, në qoftë se shihni që ju sulet gjeli, do të keni zënie me shokë dhe të afërm.

Gjeneral

Në qoftë se shikoni në ëndërr një gjeneral, do t’u bëhen nderime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur jeni ju gjenerali, do të dëgjoni të thonë shpifje për ju dhe do të mërziteni dhe do të falimentoni një herë e mirë në punët tuaja.

Gjeografia

Në qoftë se ëndërroni që lexoni gjeografi ose që shihni ndonjë hartë, përgatituni për ndonjë takim të ri dhe njohje të reja. Kujdes shëndetin. Mos u joshni nga gjëra të tepruara!

Gjerdan

Në qoftë se thjesht shikoni një gjerdan, do të merrni lajme të gëzueshme, por të papritura nga një shok. Në qoftë se jeni vajzë, do të prishet lidhja me të dashurin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur gjerdan me diamante në qafë, mbrohuni nga kundërshtarët. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur në qafë gjerdan ari, do të keni grindje në familje. Në qoftë se jeni vajzë do të merni lajme të mira.

Gjermania

Në qoftë se ëndërroni udhëtim në Gjermani, është shenjë e mirë në fushën e ndjenjave. Çdo gjë do të shkojë mirë. Pregatituni për njohje të reja dhe lidhje erotike. Udhëtimi në Gjermani dhe takim me gjermanë, do të thotë ngritje në fushën profesionale, në fushën ekonomike, si dhe fitime. Kujdes Në qoftë se shihni sundim gjerman, skena lufte etj. atëherë ju presin mërzi dhe vështirësi ekonomike.

Gjethe

Në qoftë se shikoni gjethe peme të njoma dhe jeshile, në përgjithësi do të keni gëzime dhe shëndet dhe sukses të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni gjethe të thara ose të vyshkura ose të rëna nga pema, do të keni pengesa të mëdha në jetën tuaj personale dhe në punë.

Gjë e gjëze

Në qoftë se shihni që përpiqeni të gjeni një gjë e gjëzë, do të merrni letër me lajme të mira. Në qoftë se e gjeni do të keni një punë të qetë dhe të këndshme. Në qoftë se kërkoni nga të tjerë që t’u gjejnë një gjë e gjëzë, kujdes pasi disa shokë ju duan të keqen.

Gjëmb

Në qoftë se shihni gjemba, hidhërime të papritura ju presin, në qoftë se ecni mbi gjemba do t’u shfaqen shumë probleme në punë. Në qoftë se pastroni një vend nga gjëmbat, do të kaloni çdo pengesë dhe mërzi.

Gjëmë

Në qoftë se shihni që jeni i mërzitur dhe i pikëlluar, ju pret përmirësim i gjendjes ekonomike, në qoftë se shikoni që dikush tjetër ka pësuar fatkeqësi ose është i mërzitur, do të humbni para për fajin tuaj.

Gjëmoj

Në qoftë se shikon se gjëmon dikë dhe e kap, do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se gjëmon grua ose vajzë, do të të gjejë një e keqe e madhe.

Gjëmim

Gjëmimet në ëndërr do të thonë mërzi nga njerëz të mjedisit familjar e shoqëror. Flasin në dëmin tuaj. Gjendja shëndetësore do t’u drejtojë tek doktori. Në qoftë se gjëmimet që dëgjoni, shoqërohen me vetëtima, do të keni shumë fitime nga aktiviteti juaj profesional.

Gjigand

Në qoftë se shihni gjigand, prisni fat dhe lumturi. E njëjta ndodh kur shihni që ju jeni gjigand. Do të thotë që jeni plot me ndjenja, ambicje, qejf, dhe do të gjeni njeriun e përshtatshëm në jetë. Ju pret afirmim, përparim, fitime, shëndet si dhe jetëgjatësi. Kujdes Në qoftë se shihni konkurrentë me përmasa gjigante, pasi do të thotë që i keni frikë pasi janë të aftë për çdo gjë. Në qoftë se ata ju mundin, do të keni pengesa në karrierë.Në qoftë se i mundni ju, ju pret lumturia përfundimtare. Kurajo.

Gjilpërë

Në qoftë se shihni gjilpërë, do të keni zënie me shokë dhe me të afërm. Në qoftë se ju shponi dikë me gjilpërë, do të keni dështim në dashuri. Në qoftë se shikoni një jastëk me shumë gjilpëra, ju pret shumë mërzi në punën tuaj. Në qoftë se kaloni perin në gjilpërë, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

Gjirafë

Në qoftë se shikon gjirafë, do të thotë se do të merrni një lajm të mirë dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikon sikur jeni ulur mbi të, do të thotë se do t’i mundni armiqtë që keni.

Gjoks

Në qoftë se je grua dhe shikon gjoksin tënd, do të kesh gëzim. Në qoftë se i tregon jashtë tek njerëzit, do të mbulohet gabimi që ke bërë për të cilin shqetësohesh. Në qoftë se shikon gjoks femre do të marrësh një lajm të mirë dhe të gëzueshëm. Në qoftë se je plak ose i sëmurë ëndrra nuk është për mirë, do të pësosh keq.

Gjueti

Në qoftë se shihni që jeni gjuetar dhe gjuani zogj ose kafshë, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se shihni që hani gjah, njeriu që dashuroni ju tradhëton. Në qoftë se shihni të tjerë të bëjnë gjueti, kujdes pasi do të përpiqen t’u mashtrojnë.

Gjuhë

Në qoftë se shihni që gjuha juaj është shumë e madhe, do të keni mërzi në familje. Në qoftë se është më e madhe se gjuha e zakonshme, do të thotë se njerëzit të vlerësojnë për seriozitetin tuaj. Në qoftë se shihni se gjuha juaj mbushet me qime, do të sëmureni rëndë.

Gjunj

Në qoftë se shihni që keni gjunj të fortë, do të keni shëndet. Në qoftë se jeni të pamartuar ose të sëmurë, çështjet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që ecni në gjunjë, ju pret shkatërrim ekonomik. Në qoftë se shihni që gjunjëzoheni para një gruaje do të keni tradhëti, para një burri, do t’u shajnë tek një njeri i njohur, në qoftë se gjunjëzoheni përpara një ikone, fati juaj do të ndryshojë.

Gjurmë

Në qoftë se shihni përtokë ose diku tjetër gjurmë këmbësh, do të mësoni një sekret të madh.

Gjysh

Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshin që ju ka vdekur t’u flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeton do të kaloni shumë mërzi. Në qoftë se shihni që bëheni gjysh, nderime dhe pasuri ju presin.

Gjyshe

Në qoftë se shikoni gjyshen duke vdekur, do të jeni të nderuar në botë. Në qoftë se thjesht e shikoni silleni mirë dhe keni bekimin e prindërve. Në qoftë se ka vdekur në të vërtetë dhe e shikon të gjallë, vjen të të kujtojë detyrimet që ke lënë pas dore. Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshen që ju ka vdekur t’u flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shihni që jeni gjyshe, nderime dhe pasuri ju presin.

Gjykatë

Në qoftë se thjesht shihni gjykatë, çështjet tuaja do të zgjidhen me vonesë. Në qoftë se je në gjyq për tu gjykuar, të pret sëmundje, në qoftë se të ndëshkojnë çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se sheh se thjesht hyn në sallë gjyqi, një i afërmi juaj mund të vdesë.

Gjyq

Në qoftë se thjesht shikon një gjykatë, do të shpërblehesh për punën që bën. Në qoftë se të çojnë në gjyq për të të dënuar, atëherë prit një sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon një seancë bosh një person i yti do të vdesë.

Gjyqtar
Në qoftë se shikon gjyqtar, do të provosh shumë hidhërime dhe dëshpërime. Do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

Loading...

Na pëlqeni

në Facebook!

Na ndiqni

Snapchat

Prano horoskopin

në Messenger gjdo ditë!

Përshtatja e shënjave

Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.

Numri i dashurisë

Zgjedhni ditën dhe muajin e datëlindjes tuaj që të shihni numrin tuaj të numerologjisë, numër i veçantë (nga 1 deri 9), pëfaqësues i karakterit.

Loading...

Gjëje shënjen tënde në horoskop

Nëse nuk jeni të sigurt se cila shenjë jeni në horoskopin yjor dhe horoskopin kinez atëherë mund ta shikoni këtu. Shkruani datëlindjen dhe zbuloni shenjën tuaj.

Interpretimi i ëndrrave

Këtu ju mund ti gjeni interpretimet e ëndrrave sipas shkronjave të alfabetit. Zgjedhni shkronjen shpjegimin e ëndrres suaj.